• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PALLATI TETKATËSH NËN SEKUESTRO/ Si u falsifikuan dokumentet për pronësinë e tokës, dy vëllezër u denoncuan nga i afërmi i tyre
Home
Breaking News

PALLATI TETKATËSH NËN SEKUESTRO/ Si u falsifikuan dokumentet për pronësinë e tokës, dy vëllezër u denoncuan nga i afërmi i tyre

9 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një pallat tetëkatësh është vënë nën sekuestro me urdhër të Prokurorisë së Vlorës, pasi prona mbi të cilën po ndërtohet dyshohet të jetë përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Në kërkim janë shpallur dy pronarët, vëllezërit Hito dhe Viktor Muskaj. Ndërsa nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se janë dy prona trualli, një prej të cilave është përfituar me dokumente të falsifikuara.

DOSJA

Prokuroria e Vlorës sqaron se ndërtesa që është vendosur nën sekuestro preventive, ndodhet në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Në dosje përmenden tri akuza ndaj pronarëve të godinës, si ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shkatërrim të pronës”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë kreu ‘sekuestro preventive’ për pasurinë objekti ‘godinë banimi dhe shërbimesh 1-3-6-7-8 kate me 1 kat parkimi nën tokë’, në lagjen ‘Pavarësia’, rruga ‘Gjergj Araniti’ Vlorë, i ndodhur në fazën e karabinasë, që po ndërtohet sipas ‘Lejes së zhvillimit’, Vendim nr.—- datë —.—.—–. i Bashkisë Vlorë, në emër të shtetasve H.M. dhe V.M., si dhe ‘Leje ndërtimi’, Vendim nr.—– datë —.—.—–. Bashkia Vlorë, në emër të shtetasve H.M. dhe V.M., me bashkinvestitorë ‘B——‘ sh.p.k., V.M. dhe H.M”, thuhet në njoftim.

DENONCIMI DHE VERIFIKIMI

Sipas të dhënave hetimore bëhet me dije se një person, i tretë, shtetasi J.M i afërt i dy pronarëve të truallit, ka bërë denoncimin për falsifikim dokumentacioni, çka ka çuar në nisjen e hetimeve të Prokurorisë.

Punimet për këtë pallat kanë ndaluar deri në momentin e përfundimit të hetimeve. Ndërkohë, ndërtues Bektash Petoshati ka theksuar se punimet nuk kanë lidhje me problemet e truallit.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, ka rezultuar se kalimi në pronësi të vëllezërve të një prej pasurive mbi të cilat po ndërtohet objekti, është bërë nëpërmjet një dokumenti të vitit 1986, i cili rezulton i falsifikuar.

“Me vendimin nr.—- dt.–.–.–. Bashkia Vlorë ka vendosur ‘Kalimin në pronësi të pasurisë që ndodhet në Z.K.8603, nr. 32/149/1 pasuri, me sipërfaqe ndërtimi 37.3 m² dhe truall 150 m² shtetasit H.M.’. Në vijim, rezulton që kjo pasuri të jetë regjistruar pranë A.SH.K. Vlorë me nr. pasurie 28/605/1 Z.K. 8603 .vol 62 fq.90, pasuri e llojit truall me sip.150 m² dhe ndërtesë 37.3 m²”.

LEJA U DHA NË 2020

Një prej dokumenteve të paraqitura prej shtetasit H.M., që ka shërbyer për marrjen e vendimit është dhe “Leje ndërtimi e meremetimi”, vendim nr.62 dt.27.08.1986. i K.E. të Këshillit të Popullor Vlorë, dokument për të cilin në fazën e hetimit është provuar se është një dokument i falsifikuar në formë dhe përmbajtje”, sqaron Prokuroria.

Leja për ndërtimin e objektit nga ana e vëllezërve Muskaj është marrë në vitin 2020 nga Bashkia e Vlorës.

Prokuroria thotë se një leje e tillë nuk duhet të ishte lëshuar nga ana e Bashkisë, pasi një pjesë e truallit rezulton pronë “shtet”. Në të njëjtën kohë, ndërtuesit akuzohen edhe për shkatërrim prone, pasi gjatë zhvillimit të projektit të tyre kanë shembur edhe ndërtesën e denoncuesit, shembje e kryer me 2 korrik të vitit të shkuar. Masa e sigurimit “sekuestro preventive” është ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore pranë Policisë së Vlorës.

RRËFIMI I NDËRTUESIT

Bektash Petoshati, ndërtuesi i pallatit ka thënë për mediat se ai vetë, që është edhe investitor në masën 80%, nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur.

“Unë jam ndërtuesi dhe jam investitor në masën 80%. Unë kisha dëgjuar disa herë, pasi pala tjetër që pretendon për objektin ka kontaktuar disa herë me mua. U kam thënë personave që kanë kontratën me mua që ta zgjidhin këtë situatë sepse po rëndohem për një gjë që s’ka lidhje me mua. Më kanë thënë që e kemi të saktë. Janë 2 pronarë, prona e parë më kanë thënë që është shumë në rregull.

Tjetra, një banesë 37.5 metra katrorë pretendohet se është një dokument i falsifikuar që unë nuk e kam parë. Për mendimin tim vendimi i gjykatës është i pandershëm. Ne do të bëjmë ankimin sipas ligjit. Certifikata që ka dalë nga ZVRPP Vlorë është shumë e rregullt, por bëhet fjalë për një falsifikim të bërë 20 vite më parë”, ka thënë pronari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ËSHTË PENDUAR QË NUK KA ZHVILLUAR LIDHJEN ME DUA LIPËN? Ledri Vula zbulon mesazhin që ka marrë nga këngëtarja e famshme
Previous article "AI ËSHTË NË GJUMË..."/ Erion Braçe thotë troç emrin e politikanit që duhet të jetë pas hekurave

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti Aktualitet

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti

KËRKIMET PËR EGLANTIN KOÇIN DHE AUTORIN/ Përforcohen operacionet, kontrolle në periferi të Tiranës Aktualitet

KËRKIMET PËR EGLANTIN KOÇIN DHE AUTORIN/ Përforcohen operacionet, kontrolle në periferi të Tiranës

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT