• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PALLATET E DËMTUARA NGA TËRMETI/ Veliaj: Shtëpitë e reja shumë herë më të mira dhe me vlerë më të madhe në treg
Home
Sociale

PALLATET E DËMTUARA NGA TËRMETI/ Veliaj: Shtëpitë e reja shumë herë më të mira dhe me vlerë më të madhe në treg

23 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siguroi familjet, e banesat e te cileve u demtuan nga termeti i 26 nentorit, se banesat e reja do të jenë në përputhje me të gjitha standardet. Deklaratat Veliaj i beri ne dëgjesen e tretë publike me inxhinierë dhe ekspertë, të cilët kanë kryer vlerësimet përkatëse për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Kombinat.

“Pyetja nuk është sa biem dhe si biem sepse tërmetin dhe pandeminë nuk i kemi në dorë. Pyetja është: sa shpejt ngrihemi. Ky është një proces ringritjeje, që filloi në orën 03:54 të mëngjesit të 26 nëntorit, kur kryeministri ishte i pari që mobilizoi të gjithë të tjerët, si pjesën e kërkim-shpëtimit, ashtu edhe sistemimin e të gjithë atyre që humbën familjarët, e tani po menaxhon procesin e rindërtimit”, tha Veliaj. Ai siguroi qytetarët se derisa të futen në banesat e tyre të reja, do të marrin pagesat për bonusin e qirasë.

“Është hera e tretë që marrim vendime të tilla, aspak të lehta, por janë vendime të drejta. Secila familje që trajtohet me bonus qeraje, do të vazhdojë ta marrë atë, derisa të ketë në dorë çelësin e një shtëpie të re që do të vlejë më shumë në treg sesa shtëpia që la”, sqaroi Veliaj.
“Kemi filluar me ndërtimin e shtëpive të reja në Farkë, pasi mbaruam rindërtimin e të gjitha banesave që u prishën nga tërmeti i shtatorit. Puna ka nisur për 53 shtëpitë e para dhe deri në fund të verës, një pjesë e familjeve do të kthehen në banesat individuale të rindërtuara”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se për të gjitha banesat që do rindërtohen në lagjet e reja janë vendosur kritere të forta dhe që do të kenë edhe eficencë të lartë energjetike.
“Një pjesë e madhe e vendimmarrjes sot për prishje është formalitet, pasi kemi formalizuar lagjet e reja në Kombinat dhe te Bregu i Lumit, zona e “5 Majit”. Për shtëpitë e reja kemi vendosur kriteret më të fundit të eficiencës energjike, për t’u siguruar që jo vetëm marrim një shtëpi që në vlerë tregu është më e mirë, por marrim një shtëpi që në vlerë mirëmbajtjeje është më e lirë”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË SHTATOR MUND TË PRITET PËRKEQËSIM I SITUATËS"/ Mjekja e OBSH në Kosovë: Nevojiten më shumë testime për COVID-19
Previous article DEBATI/ Deputeti opozitar kërkon krijimin e ministrisë për Trojet shqiptare. Ja si ja kthen Spiropali: Diplomacia nuk është joshje me uiski...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT