• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PALËT NUK RANË DAKORD PËR NDRYSHIMIN E SISTEMIT ZGJEDHOR/ Dputetët e opozitës parlamentare: Nuk votojmë produktin e Këshillit Politik. Presim takim me Ramën
Home
Politikë

PALËT NUK RANË DAKORD PËR NDRYSHIMIN E SISTEMIT ZGJEDHOR/ Dputetët e opozitës parlamentare: Nuk votojmë produktin e Këshillit Politik. Presim takim me Ramën

10 June, 2020 s.autor Politikë

Opozita parlamentare shprehet kundër produktit të reformës zgjedhore të dakordësuar në Këshillin Politik. Tre deputetët, Myslim Murrizi, Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, Nimet Musai, Kryetar i Grupit Parlamentar të Pavarur dhe Edmond Stojku, kryetar i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi” deklaruan pas takimit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi se duan plotësimin e tre kushteve që janë depolitizimi i administratës zgjedhore, ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe votën e emigrantëve.

“Askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk mund të tallet me solemnitetin e votës sonë. Po e presim në respekt kryeministrin që ai të na kthejë përgjigje kërkesës sonë. Sot duhet reformë zgjedhore jo arnime zgjedhore.

Jam deputet dhe si deputet i grupit parlamentar që përfaqësoj nuk do ta votoj arnimin e kodit zgjedhor nëse nuk merren parasysh kërkesat tona”, deklaroi Myslim Murrizi.

Nimet Musai tha se në ditët në vijim mbetemi besimplotë që rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të Bundestagut do të realizohen.

“Ka qenë një takim i ngrohtë me kryetarin e parlamentit, shprehëm vlerësimin për mikpritjen që na bëri. I shprehem kryetarit të parlamentit që këshilli politik nuk e arriti qëllimin për të cilin u mblodh. Produkti i kërkuar nga shoqëria shqiptare nuk u arrit. Nuk kemi bojkotuar konferencën por jemi këtu për të dhënë një mesazh pozitiv, po presim kryeministrin e vendit për t’i thënë që jemi ne deputetët që do votojmë komisionin e reformës zgjedhore, listat e hapura. Nuk do ta votojmë produktin e këshillit. 31 deputetë nuk do ta votojnë këtë produkt. Në ditët në vijim mbetemi besimplotë që rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të Bundestagut të realizohen, kemi kohë”, deklaroi Musai.

Edmond Stojku tha se opozita parlamentare nuk do të marrë pjesë në komisione deri sa të zhvillojnë takimin me kryeministrin Edi Rama.

“Desha të flas dhe unë dy fjalë. Ne jemi përfaqësues të institucionit më të lartë të vendit, Kuvendit dhe jemi të detyruar të veprojmë institucionalisht. Kërkuam takim me faktorët ndërkombëtarë, ata na pritën, ne dhamë opsionet tona. Kërkuam takim dhe me kryetarin e Kuvendit që po ashtu na priti për të dhënë mendimin tonë dhe të shoqërisë civile. Kemi dy elementë të rëndësishëm të kësaj reforme, faktorët dhe aktorët. Kemi një listë të 39 deputetëve të firmosur para 1 viti dhe të rifirmosur para një jave që janë për ndryshimin e kodit zgjedhor që do t’i japë fund establishmentit, dy bajraqeve.

Ne kërkojmë takim me kryeministrin Rama dhe duke e pritur, morëm vendimin të mos vazhdojmë më mbledhjet e komisioneve parlamentare pasi nëse nuk takojmë dot të gjithë faktorët ne nuk jemi në gjendje të japim një produkt të mirë. Kemi ardhur për të mirë të popullit shqiptar”, deklaroi Stojku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 142-VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT/ Bashkia Tiranë publikon nismën “EJA N’SHPINË TËNDE”
Previous article SEZONI TURISTIK/ Lleshaj: Vija bregdetare s’duhet të preket nga paligjshmëria, do jetë në dispozicion të pushuesve

s.autor

Postime të ngjashme

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë Politikë

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë

SHTYHET AFATI I APLIKIMEVE PËR FERMERËT/ Ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes Politikë

SHTYHET AFATI I APLIKIMEVE PËR FERMERËT/ Ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT