6 përfaqësues nga asambletë e pedagogëve në Ministrinë e Arsimit po zhvillojnë një takim me kreun e këtij institucioni, Besa Shahini. Pedagogët javën e kaluar i kërkuan ministrisë të rrëzohej ligji. Përmes një kërkesë”, pedagogët kërkojnë zgjidhjen e kërkesave të tyre ndërsa paralajmërojnë edhe grevë.
“Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupër akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme”, shkruhet në shkresë.


