• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ Karta e studentit, çfarë do të përfitojnë…
Home
Aktualitet

PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ Karta e studentit, çfarë do të përfitojnë…

3 April, 2019 F.autor Aktualitet

Studentët do të përfitojnë një sërë shërbimesh me çmime të reduktuara, pas pajisjes me kartën e studentit. Në projektvendimin e Këshillit të Ministrave parashikohet miratimi i listës së shërbimeve të ofruara nga ky dokument unik që do të disponojë çdo i ri që ndjek studimet e larta. “Shërbimet që ofrohen nga entet shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, arsimit, sportit dhe rinisë, transportit, turizmit dhe mjedisit, ekonomisë, financave, punësimit dhe trajnimit dhe ato të mbrojtjes, përfitohen nga studentët me çmime të reduktuara përmes përdorimit të kartës së studentit, si një dokument unik i çdo studenti”,-thuhet në projektvendim. Ndërkohë, efektet financiare nga reduktimi i çmimeve do të përballohen nga buxheti i ministrive, sipas fushave të përgjegjësisë shtetërore. Mbajtësit e kartës së studentit do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara edhe nga subjekte të tjera publike apo private, që kanë për objekt të tyre interesa studentore, në bazë të marrëveshjeve përkatëse pa efekte financiare për buxhetin e shtetit, të nënshkruara me Ministrinë përgjegjëse për Arsimin.

Përfitimet jashtë vendit
Mbajtësit e kartës së studentit, do të përfitojnë të gjitha shërbimet e ofruara sipas përcaktimeve të këtij vendimi, nëpërmjet paraqitjes së kartës së studentit si dokument unik. Shërbimet e ofruara sipas përcaktimeve të këtij vendimi do të bëhen publike nga të gjitha institucionet qendrore dhe vendore, si dhe nga subjektet publike dhe private në faqet e tyre zyrtare, ndërsa ministria përgjegjëse për arsimin do të publikojë të gjitha shërbimet e siguruara me çmime të reduktuara për mbajtësit e kartës së studentit. “Karta e studentit mund të bëhet pjesë e projekteve ndërkombëtare, përmes marrëveshjeve që lidhen nga ministria përgjegjëse për arsimin. Kjo pjesëmarrje mundëson që shërbimet e ofruara nga këto projekte të përfitohen nga të gjithë mbajtësit e kartës së studentit në shtetet anëtare të projektit apo marrëveshjeve ndërkombëtare. Efektet financiare të pjesëmarrjes në projektet ndërkombëtare, përballohet nga buxheti i ministrisë përgjegjëse për arsimin”,-theksohet në projektvendimin e Këshillit të Ministrave.

Marrëveshjet
Në nivel vendor, marrëveshjet për ofrimin e shërbimeve më çmime të reduktuara për mbajtësit e kartës së studentit do të nënshkruhen ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Ministrisë përgjegjëse për Arsimin. Efektet financiare nga reduktimi i çmimeve do të përballohen nga buxhetet e njësive të vetëqeverisjes vendore.
“Njësitë e vetëqeverisjes vendore nënshkruajnë marrëveshje me subjekte të tjera publike dhe private për ofrimin e shërbimeve më çmime të reduktuara për mbajtësit e kartës së studentit. Çdo institucion i arsimit të lartë mund të nënshkruaj marrëveshje pa efekte financiare me subjekte publike apo private për ofrimin e shërbimeve të ndryshme në nivel qendror apo vendor, më çmime të reduktuara për mbajtësit e kartës së studentit. Marrëveshjet e lidhura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucionet e arsimit të lartë, marrin miratimin paraprak në Ministrinë përgjegjëse për Arsimin. Ministria përgjegjëse për Arsimin konfirmon miratimin, brenda 10 ditëve pune nga njoftimi i marrëveshjes. Në rast se konfirmimi nuk paraqitet brenda 10 ditëve pune, miratimi konsiderohet i dhënë”,-bëhet me dije në projektvendim. Në këtë të fundit thuhet se ministria përgjegjëse për arsimin miraton me udhëzim formën, procedurat e përgatitjes dhe administrimit të kartës së studentit. Në rast se prodhimi dhe administrimi i kartës së studentit, i delegohet njësive të vetëqeverisjes vendore, atëherë ministria përgjegjëse për arsimin, nënshkruan një marrëveshje dypalësh me këto njësi mbi delegimin e këtyre përgjegjësive dhe kompetencave. Shpenzimet për prodhimin dhe administrimin e kartës së studentit do të përballohen nga buxheti i Ministrisë përgjegjëse për Arsimin. Në rast se prodhimi dhe administrimi i kartës së studentit do të delegohet te njësitë e vetëqeverisjes vendore, atëherë, shpenzimet do të përballohen nga buxheti i këtyre njësive.

Konfirmimi i studentëve
Ndërkohë, çdo vit akademik Qendra e Shërbimeve Arsimore, do të bëjë konfirmimin për studentët e regjistruar në vitin përkatës akademik për çdo institucion të arsimit të lartë, pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe pranë njësive të vetëqeverisjes vendore, në rastin e delegimit të prodhimit dhe administrimit të kartës së studentit. “Ngarkohen ministritë sipas fushave të përgjegjësisë shtetërore, Qendra e Shërbimeve Arsimore, njësitë e vetëqeverisjes vendore, entet shtetërore, si dhe institucionet e arsimit të lartë, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””,-thuhet në projektvendim.

Lista e kategorive të shërbimeve që ofrojnë entet shtetërore

Shërbime në fushën e kulturës
hyrje në biblioteka, muze, galeri arti, parqe arkeologjike dhe monumente të kulturës,
hyrje në teatër dhe shfaqje artistike
Shërbime në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale
Shërbime shëndetësore pjesë e listës së barnave të rimbursueshme, të paketave të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe të kujdesit spitalor që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor;
Përjashtim dhe reduktim nga pagesat e drejtpërdrejta, për alternativat e para të barnave të listës së barnave të rimbursueshme,
Sigurim shëndetësor,
Regjistrim në çerdhe dhe kopshte për fëmijët e studentëve apo strehim social.
Shërbime në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë
studentët do të përfitojnë hyrje në stadiume, pallate sporti, palestra dhe aktivitete sportive.
Shërbime në fushën e transportit
transporti publik i të gjitha llojeve, përfshirë dhe transportin ajror,
kurse dhe lëshim patentash dhe dokumentesh të tjera të ngjashme.
*Studentët do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara edhe nga subjekte të tjera që kanë objekt të tyre interesa studentore, si dhe nga persona juridikë privatë që ofrojnë shërbime të ndryshme, në bazë të marrëveshjeve përkatëse të lidhura konform përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PASTRUESE TEK KASIERE/ Zbuloni profesionet që kanë pasur VIP-at para se të bëheshin të njohur
Previous article PAS SKANDALIT/ Jordyn Woods dhe mamaja e saj "pushtojnë" profilin e "Instagram-it" të Kylie Jenner

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT