Studentët ekselentë të cilët kanë aplikuar në platformën “punë të mbarë.al” për t’u bërë pjesë e Administratës Publikë, tashmë kanë filluar që të punësohen në disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend.
Dy prej studentëve ekselëntë, Afisa Brahimi dhe Bejre Kurra të cilët janë shpallur fitues nga kjo platformë, tashmë janë pozicionuar në institucionin e Prefekturës së Gjirokastrës, ku do të mbajnë pozicionet e Specialistit në Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara pranë këtij institucioni.
Prezantimi i dy studentëve ekselentë të cilët zgjodhën që të punojnë në këtë institucion, u bë nga Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj, i cili ju uroi atyre mirëseardhjen.


