• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ Bibliotekat dixhitale dhe shërbimet online falas
Home
Sociale

PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ Bibliotekat dixhitale dhe shërbimet online falas

19 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Qeveria ka hapur perspektivën për ngritjen e bibliotekave elektronike në universitete, duke vendosur që Ministria e Arsimit të akordojë një fond të veçantë për Qendrën Ndërinstitucionale të Rrjetit të Akademikëve Shqiptarë që do përgatisë infrastrukturën.

Kështu parashikohet në Paktin për Universitetin, dokumentin e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama për dialog gjithëpërfshirës me studentët me qëllim plotësimin e kërkesave të tyre.

Një nga këto kërkesa ishte dhe ndërtimi i bibliotekave dixhitale dhe shërbime online falas për ta në gjuhën shqipe.

”Për këtë pikë ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kontaktuar me Qendrën Ndërinstitucionale të Rrjetit të Akademikëve Shqiptar për të vlerësuar mundësinë e implementimit të bibliotekave elektronike. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do t’i akordojë një fond buxhetor të veçantë Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit të Akademikëve Shqiptar, që ka ngritur grupin teknik për përgatitjen e ToR për infrastrukturën hardware dhe middelware, të nevojshme për ngritjen e bibliotekës dixhitale”, shkruhet në Paktin për Universitetin.

RASH po shqyrton modelet më të përshtatshme për t’u vënë në zbatim, si dhe ka marrë kontakt me ofruesit ndërkombëtar të bibliotekave dhe të arkivave kërkimore në rang global.

Gjithashtu është miratuar urdhri nr 183 më datë 26 dhjetor 2018 i kryeministrit Edi Rama ”Për ngritjen e grupit ndërinstitucional për përzgjedhjen e literaturës së huaj që do përkthehet, me qëllim përdorimin në institucionet e arsimit të lartë. Në zbatim të këtij urdhri do të përmirësohen dhe përditësohen titujt e akademikëve të institucioneve të arsimit të lartë. Afati i realizimit është në muajin qershor 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBROJTJE TË RE NË EKIP/ Liverpool ndërton murin e së ardhmes, rinovon edhe një talent
Previous article "SI NËPËR FILMA"/ Shpikje shqiptare, ku i FSHEHIN celularët për në BURG (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT