• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKTI DETAR/ Kryeministri Rama, 60 minutat e takimit kokë më kokë me Presidentin Meta. Detajet e bisedës (VIDEO)
Home
Shqipëri

PAKTI DETAR/ Kryeministri Rama, 60 minutat e takimit kokë më kokë me Presidentin Meta. Detajet e bisedës (VIDEO)

7 March, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar për rreth 60 minuta një takim në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta. Qëllimi i vizitës së kreut të qeverisë në Presidencë mësohet të ketë qenë pakti i detar me Greqinë dhe çështjet e pazgjidhura të cilat kanë mbajtur larg dy vendet 70 vitet e fundit.

Marrëveshjet pritet të konkretizohen këtë pranverë pas dakordësive Bushati-Kotzias nga takimi i Kretës dhe Korçës, ndërsa në muajin prill është planifikuar edhe një vizitë në Tiranë nga kryeministri grek Aleksis Tsipras. Vizitë e cila është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama rreth një muaj më parë i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”.

Presidenti Meta ende nuk i ka dhënë autorizimin ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në mënyrë që ky i fundit të lëshojë plotfuqishmërinë për nisjen e negociatave me fqinjin jugor.

Presidenti i ka kërkuar dy herë informacion shtesë ministrit të Jashtëm si për termat e marrëveshjes ashtu edhe për ekipin negociator. Por i pyetur edhe sot se kur do t’i japë autorizimin Bushatit, Meta nuk dha një përgjigje të qartë, duke shtuar: “çdo gjë në kohën e duhur”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, opozita ka shprehur skepticizëm sa i takon listës me 12 negociatorë si dhe ka akuzuar për spiunazh një prej tyre, kolonelin Artur Meçollari, pavarësisht se akuzat nuk kanë qenë bindëse pasi PD nuk ka paraqitur asnjë provë që të faktojë këto pretendime. Lidhur me çështjen e Detit ka reaguar sot edhe Kolonel Myslim Pashaj, një prej njerëzve që kundërshtoi fort marrëveshjen e 2009-ës.

Kolonel Pashaj akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se i fali territor Greqisë me marrëveshjen e firmosur me Karamanlis 9 vite më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD mbledh nesër Kryesinë/ Zbulohen vendimet që pritet të merren
Previous article Për Iniestën vjen oferta e rrallë nga klubi kinez, 2 milion shishe verë

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur Botë

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT