• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKTI DETAR/ Kotzias pohon MARRËVESHJEN me Shqipërinë. Tregon DETAJE rreth takimit me Bushatin
Home
Shqipëri

PAKTI DETAR/ Kotzias pohon MARRËVESHJEN me Shqipërinë. Tregon DETAJE rreth takimit me Bushatin

30 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se pala shqiptare ka pranuar se Greqia ka të drejtë që t’i shtrijë deri në 12 milje ujërat e veta territoriale.

Këtë deklaratë Kotzias e bëri gjatë një interviste në televizionin shtetëror ERT.

I pyetur nga gazetari se çfarë po bëhet me me Shqipërinë për zonat ekskluzive ekonomike, Kotzias është përgjigjur:

“Ramë dakord”.

“Ratë dakord?”, përsërit gazetari.

“Po”, përgjigjet ministri i Jashtëm grek.

Gazetari vazhdon me këmbëngulje: Pse ka bërë deklarata sot zoti Bushati, ku i hidhte përgjegjësinë qeverive të mëparshme. Kur thoni “ramë dakord”, do t’i shtrini ujërat territoriale në 12 milje?

“Këto janë zonat bregdetare, po do ta bëjmë kur të vijë koha”, përgjigjet ministri Kotzias.

Gazetari: Dhe pastaj vijon shpallja e zonës ekskluzive ekonomike?

Kotzias: Zonën ekskluzive ekonomike mund ta shpallësh kur tjetri ka pranuar që, sidoqoftë, e ke të drejtën për 12 milje.

Gazetari: Domethënë e pranuan?

Kotzias: Po.

Gazetari: Kjo është e rëndësishme ministër.

Kotzias: Ka edhe gjëra të tjera të rëndësishme.

Ora News komunikoi me ekspertë juridikë në Athinë, për të pasur një qasje më të mirë në deklaratën e Ministrit.

Sipas ekspertëve, gjithçka përecaktohet në Konventën për të drejtën detare të Montego Bay-t, ku thuhet se zona bregdetare, (përfshirë edhe ishujt shkëmborë), e një shteti nuk mund t’i kalojë të 12 miljet.

Greqia e ratifikoi konventën në vitin 1995 dhe deklaroi se mundet në çdo moment ta ushtrojë të drejtën e zgjerimit të detit territorial në 12 milje.

Por ndaj këtij vendimi të Greqisë reagoi parlamenti turk që po në vitin 1995 miratoi një rezolutë ku thuhej se autorizonte çdo qeveri turke që t’i shpallte luftë Greqisë në rast se kjo e fundit e shtrinte zonën e vet bregdetare përtej 6 miljeve që e ka sot.

Në fakt, ekspertët juridikë thanë për Ora News se është shumë e vështirë që kjo e drejtë të zbatohet në rastin e zonës detare me Shqipërinë, pasi ka rajone ku distanca ndërmjet dy shteteve shumë më e vogël se 12 milje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Një përgjigje Ilir Metës e Janullatosit në emër të Kristoforidhit
Previous article ETHAN ZUCKERMAN/ Fejsbukut i bëhet vonë vetëm për Fejsbukun

g.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT