Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria edhe për vitin 2018 tërheq vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror.
Në Shqipëri, në stinën e verës kulmon edhe interesi i turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët shprehin interes për turizmin bregdetar, malor, liqenor, historik dhe kulturor. Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Promovimi nga Agjencia Kombëtare e Turizmit
Agjencia Kombëtare e Turizmit e fillon promovimin e vendit që në vitin e shkuar, disa muaj përpara nisjes zyrtarisht të sezonit turistik, në nëntor dhjetor dhe deri në mars. Promovimi kryesisht bëhet nëpërmjet panaireve, kombëtare dhe ndërkombëtare turistikë, botimit të materialeve promovuese, udhëtimeve familjarizues me tur operatorë të ndryshëm ndërkombëtar, medieve, ekspozitave, etj.
Duke u nisur nga potencialet e mëdha turistike që ka Shqipëria, promovimi nga kjo agjenci është bërë pak më ndryshe, pasi sipas saj nuk është menduar të bëhen spotet e zakonshme 30 sekondëshe për Shqipërisë, por kanë preferuar të ftojmë operatorët e huaj turistikë dhe media të huaja që të shohin dhe pasqyrojnë Shqipërinë me sytë e tyre ashtu siç e shohin dhe ndjejnë ata.
Ky promovim ka rezultuar deri më sot i suksesshëm, sepse shkrimet që janë publikuar nëpër mediat e ndryshme kanë qenë pozitive për Shqipërinë, si ka patur impakt tek pjesa që nuk njohin potencialet turistike të Shqipërisë apo impakt tek perceptimi që kanë vendin.
Çfarë është e veçantë në Shqipëri ?
Por çfarë ka të veçantë Shqipëria? Çfarë iu ofron ajo turistëve dhe vizitorëve të huaj? Në Shqipëri, me ardhjen e stinës së verës kulmon edhe interesi i turistëve të huaj, të cilët shfaqin interes për vendin si për bregdetin, turizmin malor, liqenor, historinë dhe kulturën shqiptare.
“Ne kemi të veçantë njerëzit që është shumë e rëndësishme, kulinarinë, peizazhin, kulturën, por dhe çmimet favorizuese”.
Burimi “Syri i Kaltër” nuk duhet lihet nga askush pa u vizituar, por ajo vazhdon të tregojë edhe destinacionet e tjera si pjesa e Përmetit, Gjirokastrës, Beratit dhe Butrintit, ku sipas saj këto destinacione mund të jenë destinacionet më pak të populluara nga dyndja e zakonshme që ndodh në pikun e sezonit turistik. Gjithashtu edhe plazhi i Jalës vitet e fundit ka ngjallur interes të madh, jo vetëm të vizitorëve dhe pushuesve të huaj, por edhe atyre vendas.
Paketat e përbashkëta turistike
Shqipëria në kuadër të bashkëpunimit me vendet e rajonit për zhvillimin e sektorit të turizmit është angazhuar edhe në projektet për paketat e përbashkëta turistike.
Paketat e përbashkëta turistike dhe me tur operatorët dhe me agjencitë sepse janë ato që bëjnë paketat turistike dhe shteti shqiptar ka bërë projekte deri më sot me disa shtete, si me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, por sigurisht do kemi edhe me Serbinë dhe Greqinë, pra me vendet fqinje. Për turistët aziatikë dhe amerikanë kemi gati një vit e gjysmë që punojmë me këto paketa dhe këtë kemi.


