• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA SPECIALE/ Rama: Kush nuk voton KÇK-në përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së
Home
Politikë

PAKETA SPECIALE/ Rama: Kush nuk voton KÇK-në përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së

25 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Me konsultimin e ekspertëve izraelit, qeveria shqiptare ka gati paketën ligjore Anti-KÇK për të goditur pasuritë e krimit të organizuar dhe prokurorët e gjyqtarët  e korruptuar që teksa presin të “digjen” në vetting, po i bëjnë favoret e fundit kriminelëve. Kryeministri Edi Rama tha se paketa ligjore KÇK do të ketë bashkëpunimin në terren me partnerët për korrupsionin shtetëror, por edhe në sektorin privat.” Do të jenë pjesë e Anti-KÇK inspektorët e Guardia di Finanza dhe FBI”, tha Rama.

Kryeministri dha detaje duke thënë se kriminelë të rrezikshëm të cilët i kanë shpëtuar drejtësisë, dhe ka dyshime se pasuria e tij është vënë me lekë krimi, do të duhet të dalë para gjykatës dhe të justifikojë një më një pasuritë e tij. Nëse kjo nuk ndodh, ai do të kthehet në burg për pasuri të paligjshme. Ndërkohë që prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, kryeministri tha se do të preken nga ligji anti-mafie.

Ky ligj do të jetë i përkohshëm tha kryeministri Edi Rama, që kufizohet me procesin e vettingut.

Grupi KÇK, sipas shefit të ekzekutivit, i ka dhënë dorë krimit të organizuar, ku shpesh personat të cilët e kanë pasur për detyrë që kriminelë dhe grupe kriminale t’i linin parapa hekurave, janë bërë palë me ta.

Por për kreun e qeverisë, tashmë ka ardhur koha që kjo gjë të marrë fund, e për këtë qeveria shqiptare ka punuar me ekspertë të huaj, ku konsulenca kryesore ka qenë me një grup ekspertësh nga Izraeli për të marrë përvojën e tyre nga e ashtuquajtura “Fauda” e forcave komando izraelite në kapjen apo eliminimin e elementëve të rrezikshëm terroristë në Izrael dhe Palestinë.

Kryeministri Edi Rama në përfundim të prezantimit të paketës ligjore anti-KÇK tha se kush nuk e voton KÇK-në do të përjashtohet nga grupi parlamentar socialist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "8 DHJETORI I DYTË NGA META"/ Majko: Presidenti duhet të ulë palët në tavolinë, jo të bëhet palë! Deklaratë e paprecedentë
Previous article PAKETA SPECIALE ANTI-KÇK/ Rama: Kriminelët e familjarët e tyre të faktojnë pasurinë…Prokurorët e gjyqtarët e korruptuar...

k.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

NGJARJA NË ZONË TË POPULLUAR ME TURISTË/ Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë Aktualitet

NGJARJA NË ZONË TË POPULLUAR ME TURISTË/ Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT