• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA PËR NDIHMËN E FAMILJEVE AMERIKANE/ Presidenti Biden takime me dy senatorë demokratë, përpjekje për…
Home
Nderkombetare

PAKETA PËR NDIHMËN E FAMILJEVE AMERIKANE/ Presidenti Biden takime me dy senatorë demokratë, përpjekje për…

25 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Joe Biden po takohet në Delauer të dielën me dy senatorë demokratë në një përpjekje për t’i dhënë formën përfundimtare një pakete që përfshin shpenzime në fushën sociale, si dhe për projekte mbi klimën, përpara se ajo të paraqitet të hënën në Kongres.

Zoti Biden po takohet me udhëheqësin demokrat të Senatit Chuck Schumer, si dhe senatorin Joe Manchin, një nga dy ligjvënësit kryesorë që ka bërë thirrje për reduktim drastik të planin origjinal të presidentit prej 3.5 trilionë dollarësh, ku propozohet zgjerimi më i madh i përfitimeve që kanë marrë familjet amerikane në pesë dekada.

Në kushtet kur Senati prej 100 anëtarësh është i ndarë në mënyrë të barabartë mes republikanëve dhe demokratëve, votat e senatorit Manchin dhe senatores Kyrsten Sinema, dy anëtarët më të moderuar të grupit demokrat, shihen si çelësi për miratimin e ligjit, që do të kërkonte gjithashtu edhe votën e Nënpresidentes Kamala Harris, në rast të një votimi 50 me 50. Aktualisht, asnjë republikan nuk e mbështet ligjin.

Presidenti Biden shpreson të arrijë marrëveshje këtë javë duke pranuar që ta reduktojë faturën e tij në rreth 2 trilionë dollarë ose më pak.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha për rrjetin televiziv CNN se deri tani është rënë dakord për 90% të paketës dhe se ajo po plotësohet me detajet përfundimtare para se të paraqitet të hënën. “Jemi pothuajse në fund”, tha ajo.

Zonja Pelosi tha se pavarësisht nga gjasat që paketa e shpenzimeve të jetë më e vogël krahasuar me atë që propozoi zoti Biden fillimisht, ajo do të jetë gjithsesi “më e madhe se gjithçka që kemi bërë ndonjëherë për të ndihmuar familjet amerikane”, siç tha ajo.

Zonja Pelosi tha gjithashtu se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë më vonë këtë javë edhe për një ligj mbi infrastrukturën prej një trilion dollarësh, i cili gëzon mbështetje dypalëshe dhe që është miratuar tashmë nga Senati.

Ligji mbi infrastrukturën u mbështet nga 19 republikanë në Senat dhe mori votat e të 50 senatorëve demokratë, por ligjvënësit demokratë progresistë e bllokuan miratimin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, derisa të arrihet një marrëveshje mbi paketën e shpenzimeve sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U THEMELUA NË NJË GARAZH ME 4 MIQ/ Firma gjermane e makinave diellore Sono Motors bën kërkesë për...
Previous article "JAM VIP"/ Habit Ard Daullxhiu: Dua të futem tek Big Brother

s.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT