Paraditen e sotme Komisionin i Financave dhe Ekonomisë ka prezantuar Paketën Fiskale për buxhetin 2019.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, gjatë prezantimit sot të paketës fiskale për vitin e ardhshëm, në Komisionin e Ekonomisë, theksoi se paketa përmban edhe dispozita antishmangie, në mënyrë që bizneset të paguajnë atë që u takon.
Nga ana tjetër ka qenë deputetja, njëkohësisht Kryetarja e Partisë Socialiste Tiranë, Blerina Gjylameti ka prezantuar 4 pikat kryesore në Paketën Fiskale që nxisin drejtpërdrejt sektorët e ekonomisë.
Gjylameti në fjalën e saj ka theksuar se mbrojtja e pagave më të uleta do të bëhet nëpërmjet fashës së tyre që nuk paguajnë tatim fitim nga 30.000 – 40.000.Një tjetër hap historik në zhvillimin e ekonomisë është dhe heqja e TVSH-së për inputet bujqësore e cila pas 28 vitesh konkretizohet për nxitjen e sektorëve të ekonomisë.
Dy pika të tjera kryesore nga fjala e Gjylametit ishin edhe:
Rritja e rentes minerare në 9 % për të gjithë industrinë nxjerrëse për mineralet/ produketet nxjerrëse për eksport me qëllim që të nxisim përunimin në vend dhe rritjen e vlerës së tij për eksport , duke dekurajuar eksportin e mineraleve te papërpunuara dhe ulja e tatimit në 0% per dividentit që riinvestohet .