• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAKETA E RE STIMULUESE/ Pas Greqisë edhe Italia do të pajisë me dokumente emigrantët shqiptarë që punojnë në bujqësi
Home
Sociale

PAKETA E RE STIMULUESE/ Pas Greqisë edhe Italia do të pajisë me dokumente emigrantët shqiptarë që punojnë në bujqësi

12 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

talia planifikon të pajisë me dokumente ose lejeqendrim të gjithë emigrantët e paligjshëm që punojnë në bujqësi, por mosmarrëveshjet midis partive qeverisëse po ngadalësojnë miratimin e paketës së fundit financiare.

Paketa e re stimuluese, e quajtur Rilancia Italia, ka një vlerë prej 55 miliardë euro dhe pritej të miratohej në fund të prillit, por ajo është akoma e bllokuar, për shkak të përplasjeve mes partive qeveritare, Pesë Yjet dhe Partisë Demokratike. Shkak për debat është pajisja me leje qëndrimi e qindra mijëra emigrantëve që kryesisht punojnë në sektorin e bujqësisë dhe qëndrimi i të cilëve në Itali nuk legalizohet zyrtarisht.

Ministri i Ekonomisë i Italisë Roberto Gualtieri mohoi të hënën se çështja po shkaktonte tension në koalicionin qeverisës, duke shtuar se qeveria po kërkon thjesht zgjidhjen më të mirë.

Ai gjithashtu njoftoi se sigurisht që do të ketë një ndërhyrje shtetërore, jo vetëm sepse ka mungesë të fuqisë punëtore, por edhe sepse bujqësia nuk mund të punësojë njerëz në të zezë.

Pëse Yjet hodhi poshtë propozimin e fundit të paraqitur nga Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese dhe Ministrja e Bujqësisë Teresa Bellanova i cili do të siguronte lejeqendrim për emigrantët ilegalë që kanë punuar në Itali para 8 marsit, thjesht duke paguar një grant prej 400 €.

Javën e kaluar, Teresa Bellanova kërcënoi të jepte dorëheqjen nëse qeveria nuk rregullonte qëndrimin e mbi 600,000 emigrantëve të paligjshëm që punojnë në fermat italiane.

Sipas partisë qendrore të Bellanova, Italia Viva, këta emigrantë rrezikojnë të shfrytëzohen nga organizatat kriminale nëse shteti nuk u jep atyre njohje ligjore. Partitë e tjera të majta në koalicionin qeverisës, Partia Demokratike e majta e qendrës dhe e majta Liberi e Uguali, po mbajnë të njëjtin qëndrim.

Sidoqoftë, Pesë Yjet janë të ndarë. Drejtuesi i saj aktual, Vito Crimi, është kundër emigracionit dhe madje ish-drejtuesi i partisë Luigi Di Maio duket skeptik, duke thënë se sektorit të bujqësisë i duhet ndihmë, por jo amnisti. Nga ana tjetër, figurat kryesore të partisë janë duke u përkulur drejt pozicioneve të majta.

Debati për pajisjen me dokumenta të punëtorëve ka qënë prej kohësh i ashpër në Itali. Ndërsa sektori i bujqësisë dhe kisha katolike janë hedhur në mbështetje të kësaj strategjie, ndërsa opozita e krahut të djathtë, e udhëhequr nga Lega Nord e Matteo Salvinit, është fuqimisht kundër.

Udhëheqësi i Legës, Matteo Salvini paralajmëroi se partia e tij ishte e gatshme të dilte në rrugë nëse ndodh një legalizim masiv i emigrantëve të paligjshëm. Sipas tij, kjo paketë mund të kthehet si një faktor nxitës për më shumë emigrantë të paligjshëm në Itali, që do të duan të gjithë të punojnë tokën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHUMË SHPEJT S'DO KEMI BUKË TË HAMË"/ Monika Kryemadhi: Rama është kryemashtrues qesharak që po gënjen për kanabisin
Previous article KORONAVIRUSI/ Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT