• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PAKETA ANTISHPIFJE”/ Shehu: Si neni agjitacion e propagandët ë ku thoshe nuk ka vezë dhe futeshe në burg
Home
Politikë

“PAKETA ANTISHPIFJE”/ Shehu: Si neni agjitacion e propagandët ë ku thoshe nuk ka vezë dhe futeshe në burg

3 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Deputeti demokrat Tritan Shehu e ka krahasuar paketën antishpifje të anoncuar nga kryeministri Edi Rama me nenin e famshëm në komunizëm të agjitacionit e propagandës.

I ftuar në News24 në rubrikën “Opinion” Shehu ka komentuar këtë plan të kryeministrit ndërsa ka theksuar se problem në Shqipëri nuk janë shpifjet për institucionet por dhunimi i tyre. Ai tha se kjo paketë është një mbyllje goje.

“Paketa antishpifje si neni i agjitacion e propagandë kur mjaftonte të thoshe nuk ka vezë në dyqan dhe futeshe në burg. Problem në Shqipëri nuk janë shpifjet për institucionet por dhunimi i institucioneve. Kjo do të thotë t’u mbyllësh gojën njerëzve, të frikësosh njerëzit. Mënyra e përdorimit të kësaj gjëje sot tingëllon si një kërcënim ndaj daljes së të vërtetës”, deklaroi Shehu.

I pyetur për çështjen e Xhisiela Malokut, Shehu tha se si qytetar dënon dhunën, por për të problemi më i madh është fshehja e dhunës nga institucionet.

“Si qytetar e ndiej veten shumë keq, shumë keq në çdo moment kur ka dhunë. Dhuna është primitivitet, është arkaizëm. Por problemi këtu është shumë i madh. Fshehja e dhunës nga institucionet për arsye të përfshirjes së maxhorancës, për arsye që kërkohen që mos të dalin të vërtetat, në një kohë kur institucionet duhet të bënin punën e tyre. Policia e para duhet të njoftonte, të bënte të mundur që kjo vajzë të merrte të drejtën e saj. Institucionet nuk përdoren për të mbrojtur qytetarët por krimin”, deklaroi Shehu.

Si ish-ministër i Jashtëm, Tritan Shehu komentoi edhe situatën në Maqedoni dhe referendumin i zhvilluar të dielën. Shehu tha se politikisht ky referendum është i fituar, ndërsa shtoi se pati ndërhyrje nga jashtë, duke iu referuar Rusisë.

“Mendoj se politikisht ky referendum është i fituar. Pati interferenca për të bllokuar referendumin dhe për të tentuar për të bllokuar rrugën europiane dhe në NATO të Maqedonisë. Interferenca të vendeve të tjera që janë të interesuar ta mbajnë Maqedoninë jashtë NATO-së. Edhe Rusia. Nuk ishin të vogla interferencat dhe ne u paralajmëruar për këtë në takimet që patëm. Sidoqoftë unë mendoj se rezultati është pozitiv.
Kaq ishin mundësitë për të votuar. Për mua kanë probleme. Kanë votuar mbi 600 e ca mijë vetë pro. Rezultatin e konsideroj pozitiv. Gjithçka varet nga votimi në parlament. Shpresoj që të jetë pro”, deklaroi Shehu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I fashuar dhe u shpall lojtari i ndeshjes/ SHTUBINA flet për titullin kampion: Nuk duhet ta...
Previous article E PA IMAGJINUESHME! Mekanikët shndërrojnë makinën e vjetër në një zgarë mishi (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT