• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA ANTIKRIZË/ Rama: Indeksim me 7.5% për personat me aftësi të kufizuara, rritet me 10% ndihma ekonomike
Home
Politikë

PAKETA ANTIKRIZË/ Rama: Indeksim me 7.5% për personat me aftësi të kufizuara, rritet me 10% ndihma ekonomike

8 September, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën antikrizë nisur nga situata ekonomike dhe rritja e çmimeve. Rama tha se do të rriten pagat për administratën, indeksohet me 7.5% pagesa për personat me aftësi të kufizuara,10% rritje ndihma ekonomike, dyfishim i saj për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.

Po kështu paga minimale shkon në 34 mijë lekë.

“Bëjmë këtu një ndërhyrje për një indeksim me 7.5% për personat me aftësi të kufizuara, do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike, do ta dyfishojmë ndihmën për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.
Të gjitha gratë kryefamiljare që janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritarë me buxhetin dhe afatin e vitit të ardhshëm, pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët, mjekët, mësuesit, do t’i rrisim përsëri. Sot me ndërhyrjen e dytë dhe një paketë rezistence afatmesme do të rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe do të rrisim pagat për pol e shtetit dhe për pol e burgjeve dhe këto trupa që nuk kishin rritje pagash prej kohësh pas një rritje masive që kishin marrë disa kohë më parë.
Rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në RSH dhe me këto ndërhyrje besoj se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për 2 apo për 3 muaj dhe pastaj s’ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme, të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë, mosrënien dramatike të fuqisë blerëse por përkundrazi lëvizjen në ekonomi.
Mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, rrisim financimin, mbështetja për TVSH-në e peshkimit rrisim financimin, mosprekja e çmimit të biletës së transportit”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA ENERGJIKE/ Rama: Kush harxhon më shumë se 800 kWh do të paguaj me çmimin e tregut
Previous article ÇELET NË TIRANË EKSPOZITA "NOVELA GRAFIKE NGA DETI"/ Gjashtë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë prezantojnë peisazhe të patreguara më parë

s.autor

Postime të ngjashme

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT) Aktualitet

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT)

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT