• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAKETA ANTI-KÇK SHKON NË KUVEND/ Mundësia e përfshirjes së korrupsionit dhe 5 arsyet pse s’e pengon SPAK-un
Home
Breaking News

PAKETA ANTI-KÇK SHKON NË KUVEND/ Mundësia e përfshirjes së korrupsionit dhe 5 arsyet pse s’e pengon SPAK-un

4 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këshilli i Ministrave ka depozituar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend paketën ligjore për goditjen e njerëzve të krimit të organizuar dhe terrorizimin, përmes bllokimit të pasurive, izolimin fizik dhe heqjen e të drejtës për të marrë para publike në çfarëdolloj forme. Akti normativ pritet të futet në axhendën e punimeve të Kuvendit në mbledhjen e ardhshme të Konferencës së Kryetarëve, për t’i hapur rrugë shqyrtimit në Komisionet Parlamentare dhe më pas miratimit në seancës plenare.

Gjatë këtij procesi, ligjvënësit mund të ndryshojnë përmbajtjen e nismës anti-krim, duke përfshirë edhe parashikimin e sekuestrimit dhe më pas të konfiskimit të pasurive të korrupsionit të njerëzve të drejtësisë dhe politikës. Versioni i miratuar nga qeveria të premten e kaluar përjashton nga objekti i aktit normativ goditjen e pasurisë që janë produkt i aferave korruptive.

Ndërkaq, referuar përmbajtjes së nismës dhe relacionit sqarues të qeverisë, bie e poshtë pretendimi i opozitës së akti normativ saboton punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). E kundërta rezulton e vërtetë: Në mungesë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, akti normativ, parashikon që policia, përmes strukturës Operacioni Forca e Ligjit të ndihmojë SPAK-un në përgatitjen e dosjeve, për goditjen e njerëzve të krimit. Pra, Operacioni Forca e Ligjit thjeshtë do të ndihmojë Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën Speciale për goditjen e krimit.

-Më konkretisht, sipas relacionit shpjegues dhe neneve të aktit normativ, policia nuk i merr asnjë kompetencë SPAK-ut, por vetëm do të sigurojë informacionin policor për pasuritë e dyshimta dhe elementët e rrezikshëm, brenda misionit të saj, duke ia referuar më pas dokumentacionin SPAK-ut.

-Do të jenë prokurorët e SPAK-ut dhe më pas Gjykata e Posaçme, që do të vendosin përfundimisht nëse një pasuri e dyshimtë, e identifikuar nga policia, duhet apo jo të sekuestrohet. I njëjti rregull vlen edhe në rasatin e izolimit të personit. Të gjitha veprimet e policisë do të vlerësohen nga SPAK-u.

-Edhe në kushtet e emergjencës, kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëron bllokimin e një pasurie apo izolimin e një personi, vendimi i drejtorit i referohet SPAK-ut. Prokurori i SPAK-ut vendos brenda 15 ditëve duke e hequr masën e drejtorit ose duke kërkuar vlerësimin e masës tek gjykata.

-Procedura e caktimit dhe zbatimit të masave parandaluese sipas këtij akti normativ është e pavarur nga gjendja, shkalla apo përfundimi i procedimit penal që zhvillohet në ngarkim të subjekteve ndaj të cilave do të zbatohet akti normativ

-Në nenin 38, parashikohet koha e zbatimit të aktit normativ, i cili ka një efekt të përkohshëm dhe do të zbatohet deri më 31.12.2020. Ky afat përkon me kohën e funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të përgatisë dosjet sipas kompetencës për SPAK-un. Aksioni anti-krim apo anti-KÇK ka një afat përfundimi, pra ka karakter të përkohshëm, për të ndihmuar strukturat e drejtësisë, deri në funksionimin e plotë të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESFUSHA NË FORMË/ Ja risia e Sormanit te “demat” e Partizanit
Previous article "E GJETA VETEN NË TOKË..."/ Moderatorja shqiptare habit teleshikuesit me qëndrimin e saj

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT