• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAKËSOHEN PRURJET E LUMENJVE/ Niveli i liqenit të Fierzës 274 metra, afër pragut minimal
Home
Aktualitet
Kronikë

PAKËSOHEN PRURJET E LUMENJVE/ Niveli i liqenit të Fierzës 274 metra, afër pragut minimal

10 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Temperaturat e larta të vazhdueshme kanë çuar në një ulje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë me ujë rezervuarin më të madh të vendit.

Kushtet e krijuara kanë ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të liqeneve artificiale dhe hidrocentraleve kryesore të vendit.

Gjendja është më e theksuar në liqenin e Fierzës, i cili përbën burimin më të madh të ujit dhe një hallkë kyçe në sistemin energjetik kombëtar. Ky liqen po shënon rënie të vazhdueshme të nivelit, jo vetëm për shkak të mungesës së reshjeve dhe prurjeve, por edhe nga prodhimi i energjisë që vijon me dy turbina në hidrocentralin e tij.

Kuota aktuale e ujit ka arritur në 274 metra mbi nivelin e detit, duke iu afruar pragut minimal të funksionimit optimal.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, situata rrezikon të rëndohet, pasi gjatë javëve të ardhshme nuk priten reshje të konsiderueshme, ndërkohë që temperaturat e larta do të vijojnë gjatë gushtit.

Kjo thatësirë dhe vala e nxehtësisë po e vë në vështirësi sistemin energjetik, duke detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) të rrisë blerjen e energjisë nga tregjet ndërkombëtare për të përmbushur kërkesën vendase.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO LARGOHET NGA KOREJA/ Gwangju lë jashtë ekipi Asanin
Previous article NJË VIT MË PARË U ARRESTUA PËR.../ Kush është Mefail Shkodra, "fajdexhiu" që u mori jetën 3 personave në Gjilan

s.autor

Postime të ngjashme

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97 Aktualitet

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT