• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKËNAQËSITË NË RAJON/ Injorimi i Ballkanit dhe axhenda e Sorosit, rrezik për ne
Home
Rajon

PAKËNAQËSITË NË RAJON/ Injorimi i Ballkanit dhe axhenda e Sorosit, rrezik për ne

31 August, 2018 k.autor Rajon

Një udhëtim i kohëve të fundit në Ballkan, risolli edhe njëherë në vëmendje, fuqishëm, rëndësinë e këtij rajoni për politikëbërësit e SHBA-së dhe Perëndimit. Ballkani është i zhytur në histori, e më shumë sot, në mes të lojës së madhe gjeopolitike, ne po e injorojmë këtë rajon duke vënë në rrezik veten.

Shumica e votuesve të mirëinformuar janë të vetëdijshëm për luftrat destabilizuese të Ballkanit të fundshekullit të 20-të dhe, me siguri, janë të vetëdijshëm për shkëndijën e cila filloi Luftën e Parë Botërore, kur Duka Franz Ferdinand u vra në Sarajevë, Serbi, teksa udhëhiqte fuqitë e mëdha për të filluar Luftën që do t’ju jepte fund të gjitha luftrave.

Sot rajoni po zjen përsëri nga pakënaqësitë, me fuqitë e mëdha të vjetra dhe të reja, që kërkojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre, duke rrezikuar Perëndimin.

Ndikimi më i dukshëm dhe i nënvlerësuar në Ballkanin Perëndimor është Turqia, ku Presidenti Rexhep Taip Erdogan po promovon një rol më të madh të Islamit në politikë dhe shoqëri në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë. Udhëtimi im i fundit në Shqipëri ishte në vitin 2014, ku vështirë se shikoje ndonjë dëshmi të ndikimit fetar në këtë vend historikisht laik. Sot është e vështirë të mos shikosh gratë e mbuluara në rrugë dhe xhamitë e reja që po ndërtohen në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Me administratën e Trump në konflikt me qeverinë e Erdogan për arsye të shumta, duke përfshirë arrestimin e pastorit amerikan dhe blerjen e planifikuar të sistemeve raketore ruse nga Turqia, është vënë në dyshim stabiliteti i pjesës jugore të NATO-s. Nga perspektiva strategjike kjo e bën Ballkanin edhe më të rëndësishëm.

Z. Erdogan po ndez kujtime të vjetra të konflikteve etnike dhe fetare që datojnë nga koha e Perandorisë Osmane, pasi ai e promovon veten si një “mbrojtës i muslimanëve” në rajon. NATO po injekton aktualisht disa fonde për rinovimin e një baze ajrore shqiptare, në mënyrë që të përmbushë standardet e ndërveprimit të aleancës, ndërkohë që përshtatet me anëtarët e rinj.

Sa për NATO-n, Aleanca dalëngadalë po merr nēn mbrojtje pothuajse pjesën më të madhe te rajonit, si për inat tè Moskës, që ka punuar pa u lodhur për ta ndalur këtë gjë. Serbia është vendosmërisht në kampin rus dhe një aleat afatgjatë. Bombardimi i forcave serbe nga NATO në vitet ‘90 është ende i freskët në kujtesën e zyrtarëve rusë dhe qytetarëve të zakonshëm gjithashtu.

Kina ka bërë disa përpjekje për të zgjeruar ndikimin e saj me ofertat tipike të Pekinit nëpërmjet financimit të infrastrukturës (së bashku me listën e gjatë të kushteve që i bashkëngjiten këtyre marrëveshjeve), si pjesë e iniciativës së tyre të quajtur “Belt and Road Initiative” .

Nga ana e tij, Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë të lidhur Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me premtimin se një ditë do të anëtarësohen, edhe pse korrupsioni është ende mbizotërues në Tiranë dhe Shkup, që ka të ngjarë të pengojë anëtarësimin e tyre në BE tani për tani.

Ndoshta situata më shqetësuese në Ballkan për momentin është abdikimi i administratēs Trump nga diplomacia në rajon në favor të filantropistit liberal miliarder Xhorxh Soros, si dhe djalit dhe emisarit të ri, Aleks. Në përpjekjen e tyre për të krijuar një zonë të pënashkët ekonomike, pa kufij, të ngjashme me Jugosllavinë, Aleks Soros është takuar me qeveritë e Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës të paktën nëntë herë gjatë muajve të fundit. Fotot e tij me kryetarët e shteteve të Ballkanit janë shfaqur në të gjitha faqet e tij të medias sociale.

Qëllimi duket të jetë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës për të shkëmbyer territore për njohjen afatgjatë dhe bashkëjetesën paqësore. Rreziku i këtij mendimi është se shumica e analistëve evropianë mbeten shumë të shqetësuar për faktin se Kosova po detyrohet të heqë dorë nga territori, veprim i cili paralajmëron për rrezikun e nxitjes së konflikteve të vjetra etnike. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit e tjerë evropianë janë kundër kësaj ideje. Por Sorosianët vazhdojnë të avancojnë këtë ide, duke vepriar njësoj si me krizën e emigrantëve në Evropë, pa u shqetësuar për pasojat.

Ndoshta më alarmuese është se, stafi diplomatik amerikan në rajon pp shpërfill në mënyrë aktive axhendën e presidentit Trump, me zyrtarët e mbetur nga koha e Obamës, të cilë ndjekin politika që nuk përfaqësojnë interesat e vërteta të Amerikës.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John R. Bolton ka habitur të gjithë duke pohuar se Shtëpia e Bardhë nuk ka probleme me qeveritë e Ballkanit që arrijnë marrëveshje midis tyre mbi shkëmbimet e tokës dhe çështje territoriale.

Nëse kemi mësuar ndonjë gjë gjatë shekullit të kaluar, është se ky rajon i botës ka nevojë për angazhim aktiv perëndimor për të parandaluar atë që mund të quhet “riBallkanizimi i Ballkanit”, një politikë që historia ka treguar vazhdimisht që çon në konflikte dhe vdekje.

Qëndrimi kontradiktor i administrates Trump kundrejt axhendes se Sorosit nuk do te perfundoje mire

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËVIZJET NË EKRAN/ Eni Vasili ZYRTARISHT në Top Channel. Zbulohet data kur nis EMISIONI i ri (DETAJET)
Previous article ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Ministrat e BE të shqtësuar: Mund të destabilizohet Ballkani

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT