• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAK PARA MBËRRITJES NË TIRANË/ Cameron: Partneriteti ynë po jep rezultat kundër emigracionit të paligjshëm
Home
Politikë

PAK PARA MBËRRITJES NË TIRANË/ Cameron: Partneriteti ynë po jep rezultat kundër emigracionit të paligjshëm

22 May, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Kameron (Cameron) do të udhëtoj këtë të mërkurë drejt Shqipërisë, ku do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Pak para udhëtëimit drejt vendit tonë, Kameron tha për mediat britanike se partneriteti mes dy vendeve ka dhënë rezultat në trajtimin e emigracionit të paligjshëm. Sipas Kameron, mbërritjet e varkave të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin që lamë pas.

“Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023, që do të thotë se më pak shqiptarë po bien në duart e bandave kriminale dhe po bëjnë kalime të rrezikshme në Kanal”, deklaroi ai.

Po ashtu, Kameron do të diskutojë me krerët e shtetit tonë edhe për krijimin e një programi të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Së bashku ne po forcojmë partneritetin tonë, po forcojmë sigurinë evropiane, duke investuar në gjeneratën e ardhshme të të rinjve, duke ndërtuar lidhje tregtare dhe duke trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për të siguruar që ne të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për vendet tona”, theksoi Sekretari i jashtëm britanik.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Kameron (Cameron) do të vizitojë sot Tiranën. Kjo është vizita e parë e tij në vendin tonë.  Kameron mbërrin në vendin tonë rreth orës 11:00 në Aeroportin Nene Tereza, ku do te pritet nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani. Në orën 12:00, Kameron do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në për ti lenë vendin  më pas një konference për mediat. Pas takimit me kryeministrin, Kameron do të takohet me kreun e Shtetit, Bajram Begaj, rreth orës 14:30.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJA E 24-VJEÇARIT NË DURRËS/ Policia: Autori i dyshuar, djali i xhaxhait të tij
Previous article AKSIDENTI ME VDEKJE I MINARORIT/ Arrestohet administratori i minierës në Martanesh

s.autor

Postime të ngjashme

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve Aktualitet

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO) Aktualitet

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO)

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT