Modelja që pozoi me grim për të lajmëruar se po shkon në sallën e lindjes është “masakruar” në rrjete sociale.
Bukuroshja australiane, Hannah Polites u shfaq pranë bashkëshortit Grant Small dhe vajzës së tyre duke treguar se do shkonte në spital për tu bërë sërish nënë.
Fotografia duket se nuk i ka pëlqyer ndjekësve të saj. Flokët e përsosur dhe fytyra e grimuar e modeles ka shkaktuar shumë komente negative.
“Është e nevojshme që të bësh grim për të dhënë këtë njoftim”, shkruajti një prej ndjekësve.
Pati edhe komentues që e mbështesnin duke thënë se është e njohur dhe duhet të japë njoftime të tilla, por pjesa më e madhe ishte kundra njoftimit.