• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAK DITË PASI U LIRUAN/ “Spiunët” rusë dalin sërish në terren, kapen duke fotografuar në Surrel
Home
Aktualitet
Kronikë

PAK DITË PASI U LIRUAN/ “Spiunët” rusë dalin sërish në terren, kapen duke fotografuar në Surrel

16 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Timofeeva dhe Alpatov janë dy rusët, të cilët edhe pse me “detyrim paraqitje” pas historisë së spiunazhit në Gramsh mbahen nën vëzhgim nga autoritetet ligj zbatuese. Menjëherë sapo janë lënë të lirë, ata i janë rikthyer sërish pasionit të fotografisë me ushtrinë dhe bazat ushtarake. Kësaj here në zonën e Dajtit në afërsi të Surrelit aty ku rastësisht është dhe shtëpia e kryeministrit.”
Dy ditë më parë Timofeeva dhe Alpatov u ndaluan nga shërbimet e policisë duke ecur në afërsi të këtyre bazave në zonën e Dajtit dhe u shoqëruan për në komisariatin numër 4 dhe u morën në pyetje për disa orë.

Mësohet se në celularët e tyre u gjetën foto të tjera të bazave dhe disa automjeteve ushtarake të cilat u morën nga hetuesit ndërsa më pas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov u lanë të lirë.
Kujtojmë se Mikhail Zorin mbahet në “arrest shtëpie” pas dyshimeve se është pjesë e spiunazhit rus. Burime pranë akuzës bënë me dije se ka dhe një dëshmi të tij në të cilën tregohet se si Zorin ka dhënë detaje mbi rekrutimin e tij nga agjentët rusë përgjatë protestave anti putin.

“Në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Defender 23” autoritetet kanë shtuar vigjilencën e tyre për çdo veprimtari ë mundshme agjenturore. Dhe siç bëhet me dije nga burime pranë policisë kufitare për dy shtetas të tjerë rusë është urdhëruar largimi i tyre i menjëhershëm. Jo zyrtarisht thuhet se ata janë ndaluar në zonën e Mulletit sërish duke fotografuar.”
Stërvitjet e përbashkëta “Defender” edhe në të shkuarën kanë treguar se janë objektiv i agjenturës ruse. Në prag të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkan në vitin 2021, informatorë të shërbimit sekret dhe anti-terrorit në Shqipëri raportuan si të dyshuar për spiunazh disa rusë dhe çekë.

Njëri prej tyre Georgii Budanov hyri nga pika kufitare e Qafë Thanës me automjetin e tij dhe deklaroi se vinte për turizëm. Anti-terrori raportoi se Budanov ishte parë të lëvizte në këmbë nga Orikumi në Malin e Karaburunit, pranë bazës ushtarake të Pashalimanit. Për rastin prokuroria mbylli hetimet kjo për shkak të mungesës së provave.
Në prag të stërvitjes tjetër shërbimet inteligjente dhe ato të anti-terrorit janë vënë sërish në alarm për veprimtari të dyshimta. Ndërkohë Shqipëria, duke iu bashkuar shteteve që morën masa shtrënguese ndaj Rusisë, raporton sanksione ndaj 52 subjekteve dhe 654 individëve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË VERI/ Reagon Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja
Previous article KOLESTEROLI I LARTË/ Pesë gjëra që duhen mbajtur parasysh për të shpëtuar zemrën

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT