• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PAK DITË PARA VRASJES, NJË 40-VJEÇAR GODITI MARTININ…”/ Detaje nga vdekja e 14-vjeçarit, nëna e Luisit: Ja çfarë më tha djali
Home
Aktualitet
Kronikë

“PAK DITË PARA VRASJES, NJË 40-VJEÇAR GODITI MARTININ…”/ Detaje nga vdekja e 14-vjeçarit, nëna e Luisit: Ja çfarë më tha djali

5 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nëna e Luis Meçjas ka rrëfyer se djali i saj ndodhet në kushte të rënda psikologjike dhe se ka probleme me frymëmarrjen. Në një intervistë telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, të moderatores Evis Ahmeti, ajo tregoi se sipas dëshmisë së të birit, pak ditë para krimit, shoku i tij i ngushtë 14-vjeçari Martin Cani është dhunuar nga një burrë.

Sipas të miturit, personi që ka goditur të premten Martin Canin ka qenë rreth të 40-ave dhe se i ndjeri ka pasur një të çarë në buzë.

Luis Meçja i ka rrëfyer prindërve se sherri ka ndodhur për shkak se autori i dyshuar i krimit, Mario Prelleshaj ka bullizuar Martinin, duke i përmendur edhe të vëllanë me spektrin e autizimit.

Nëna e Luisit: I merret fryma. Me djalin kam biseduar. Djali i ka thënë të gjitha, çdo gjë. I mbetet qëndrimit që ka deklaruar. Por s’kemi çfarë të bëjmë, sduam të përzihemi me shtetin por të vendoset drejtësia.

Më mori qendra shëndetësore dhe më tregoi për djalin që ishte plagosur.

Si Luisi dhe Martini kanë qenë fëmijë shembullorë, janë njohur kur ishin shumë të vegjël. Djali ishte në gjendje të rëndë, së bashku me Martinin, kur shkuam.

I qëndron versionit se kanë qenë dy persona që goditën me thikë, por thotë se kanë qenë rreth 15 persona. Kishin shkuar për t’u sqaruar, për t’u bërë shokë. Sherri ka ndodhur për shkak të vëllait, e kanë bullizuar. Pse më pe, pse të pashë kush është më i forti. S’ka lidhje fare sherri me goca, as nuk janë shkruajtur në rrjetet sociale.

Shoferi i furgonit ka thënë që Martini ka pasur të premten një konflikt?

Nëna e Luisit: Po është e vërtetë, e ka goditur një personi rritur tek 40 vjeç. E ka marrë shoferi i furgonit e ka dërguar në shtëpi, e ka pasur buzën e çarë. Martini nuk e njihte personin që e ka goditur, ndërsa Luisi nuk i njeh fare.

Martini atë ditë të ngjarjes i ka kërkuar ndihmë, i kishte thënë të premten që e kishin rrahur dhe të dielën. Djali ishte i qetë sepse mendonte se do rregullonin gjërat dhe nuk e mendonte se do të ndodhte ajo që ndodhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË KUVEND/ PS propozon projekt ligjin për anulimin e gjobave për ndërtimet e paligjshme, opozita: Nuk jemi njoftuar
Previous article KOSOVË/ Arrestohen ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-shefi i shërbimit sekret

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT