• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAK DITË NGA NISJA E MËSIMIT/ Ministria e Arsimit të Kosovës: Jemi përgatitur për vitin e ri shkollor
Home
Rajon

PAK DITË NGA NISJA E MËSIMIT/ Ministria e Arsimit të Kosovës: Jemi përgatitur për vitin e ri shkollor

11 September, 2020 s.autor Rajon

Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Xhavit Rexhaj, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vit të ri shkollor për disa klasë më 14 shtator. Përgatitjet shtesë kanë qenë të nevojshme, për të ofruar siguri në kohë të pandemisë. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Rexhaj tha se, më 14 shtator, pritet të nisë mësimi në shkollë për klasat e para, të dyta, të treta, të gjashta dhe të dhjeta, ndërsa në disa shkolla edhe për klasat e katërta dhe të pesta.

Klasat e shtata, të teta, të nënta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta do të nisin më 21 shtator, tha Rexhaj. Sipas tij, nxënësit e klasave të fazës së parë do t’i ndjekin mësimet me orar të shkurtuar dhe do të jenë të panishëm në shkollë, ndërsa nxënësit e klasave të fazës së dytë do të jenë dy ditë në shkollë dhe tri ditë online. Rexhaj po ashtu tha se klasat do të jenë të zvogëluara, për të siguruar distancën 1.5 metër nga nxënësi në nxënës.

Me planin e Qeverisë së Kosovës ka qenë e paraparë që mësimi të niste më 1 shtator, por data është shtyrë për dy javë me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës. Kjo e fundit ka thënë atëbotë se nuk janë siguruar kushtet e nevojshme për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit dhe ka kërkuar, mes tjerash, që shkollat të pajisen me dezinfektues dhe të caktohen persona përgjegjës për matjen e temperaturës së nxënësve. Qeveria e Kosovës i ka mbyllur institucionet arsimore qysh në mes të marsit, kur edhe janë shfaqur rastet e para me koronavirus. Pjesën e mbetur të vitit shkollor, nxënësit e kanë ndjekur online.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS E NËNVLERËSONI ASNJËHERË"/ Trump zbulon gjendjen shëndetësore të Kim Jong-Un
Previous article "META KRYEMINISTËR E MINISTËR I BRENDSHËM"/ Braçe, apel shqiptarëve: Kjo është Shqipëria që ju pret! Ju flet krimineleve

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT