• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PAJISJA RUSE”/ Si i vodhën kasafortën me 350 mln lekë avokatit, autorët dinin…
Home
Breaking News

“PAJISJA RUSE”/ Si i vodhën kasafortën me 350 mln lekë avokatit, autorët dinin…

16 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja nga vjedhja ne banesen e avokatit, qe i moren 35 milionë lekë të rinj, në mes të ditës, në qendër të Durrësit. Banesa e avokatit të njohur durrsak, Edmond Saliu, ra pre e vjedhjes.1-455-780x439

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, në lagjen Nr. 4 të qytetit bregdetar, ndërkohë që asnjë prej familjarëve nuk ndodhej në shtëpi.

 

Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar, kanë mundur të hyjnë nëpërmjet derës kryesore, duke mos i shkaktuar asnjë dëmtim. Ata kanë marrë kasafortën e vogël që ndodhej në dhomën e gjumit të vajzës së avokatit dhe janë larguar pa u pikasur nga asnjë prej banorëve të pallatit.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një shumë prej rreth 350 milionë lekësh të vjetër, në valuta të ndryshme, kursime të familjes Saliu. Vjedhja është pikasur nga vetë familjarët, të cilët fillimisht nuk kanë pasur asnjë dyshim, pasi gjithçka ishte në vendin e vetë përveç kasafortës së vogël që ndodhej në dhomën e gjumit. Menjëherë, familja Saliu lajmëroi Policinë dhe i shpjegoi gjithçka kishte ndodhur në banesën e tyre.

Burime nga grupi hetimor thanë se autorët dyshohet të jenë futur nga dera kryesore, duke e hapur në mënyrë spektakolare, me anë të një pajisjeje që bën të mundur hapjen pa dëmtime të dyerve të blinduara.

Bëhet fjalë për një pajisje ruse, e cila ka rënë prej disa kohësh në duart e hajdutëve, të cilët po e përdorin tashmë në masë për të hyrë në banesa të ndryshme jo vetëm në qytetin bregdetar, por edhe në kryeqytet duke i vjedhur ato.

Këtë metodë kanë përdorur edhe për vjedhjen e banesës së avokatit Saliu, i cili ka deklaruar se nuk ka qenë në banesë në momentin që i kanë grabitur banesën, ndërsa e ka konstatuar kur është rikthyer. Policia ka nisur hetimet, duke sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë banesës së avokatit, për të shkuar në gjurmët e autorëve.

“Kemi nisur hetimet për këtë ngjarje. Autorët kanë përdorur një pajisje, e quajtur ‘pajisja ruse’, që hap me anë të vakumit pa dëmtuar dyer të blinduara. Në rastin në fjalë, ne nuk konstatuam asnjë shenjë dhunë në derën kryesore apo në dritare, kjo na shtyn të mendojmë se është përdorur pikërisht kjo pajisje për të hapur derën. Kjo pajisje ka rënë në duart e grupeve kriminale që e përdorin për vjedhje banesash dhe automjeteve. Nuk konstatuam asnjë shenjë apo provë materiale në vendin e ngjarjes”, thanë burime nga grupi hetimor.

Të njëjtat burime thonë se autorët kanë pasur dijeni për shumën e madhe të parave në valuta të ndryshme që ndodhej në banesën e familjes Saliu.

“Autorët kanë pasur informacion të detajuar. Ata e kanë mbajtur nën vëzhgim familjen Saliu. Anëtarët e familjes gjatë ditës janë të angazhuar me punë dhe nuk ndodheshin në shtëpi”, shtuan të njëjtat burime nga grupi i hetimit. Edmond Saliu është një avokat i njohur në Durrës, pasi ka mbrojtur disa çështje.

Ai ishte njëri nga dy avokatët që mbrojti dy vëllezërit Ekonomi, të cilët u akuzuan se rrahën për vdekje 60-vjeçarin Agim Arapi, dosje në të cilin ishte i përfshirë edhe Jurgen Kurti, që u vra pak javë më parë në Tiranë.

Pajisja ruse që përdorin grabitësit për të hapur dyert

Blerjet online në internet janë kthyer në një shqetësim për Policinë. Kjo, pasi grabitësit po porosisin nga jashtë vendin pajisje që i ndihmojnë për të realizuar planin e tyre. Një pajisje e sofistikuar që ka nisur të përdoret gjerësisht blihet në Rusi, e cila ndihmon grabitësit të hapin dyert e banesave dhe makinave pa shumë mundim. Ajo arrin të hapë çdo bravë me anë të vakumit, duke nisur nga dyert e blinduara, kasafortat e deri tek automjetet. Nisur nga favori që u ofron kjo pajisje tani, grabitësit po veprojnë dhe gjatë ditës, duke mbikëqyrur për një kohë të gjatë familjet që zakonisht nuk kanë njerëz gjatë paradites në shtëpi. Përveç dyerve të banesave, po me të njëjtën pajisje, ata hapin edhe dyert e makinave, kryesisht atyre të markës “Mercedes-Benz”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROVONI TË LANI MOLLËN ME UJË TË NXEHTË/ Do ngeleni pa fjalë nga ajo që nxjerr lëkura e frutit (VIDEO)
Previous article TABELAT E PLOTA/ Ja pagat e reja për mësuesit, edukatorët dhe ushtarakët

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT