Në Kanada, më shumë se 700 mjekë dhe banorë, si dhe mbi 150 studentë të mjekësisë, kanë nënshkruar një letër publike kundër rritjes së pagave të tyre: “Paguhemi shumë”!
“Ne, mjekët e Quebecit që besojmë në një sistem të fortë publik, kundërshtojmë rritjen e pagave të fundit të negociuara nga federatat tona mjekësore”, thuhet në letër.
Sigurisht që një shqiptari, kjo i duket tamam për “Hapu Dhe”, e është e sigurt që shumë prej nesh gati gati nuk e besojnë dhe duan ti gjejnë atë kleçkën nga pas.
Mirëpo, kjo është kaq e vërtetë, saqë pikërisht ajo shumicë që nuk e beson, janë ata që duhen pyetur: Kur do të vi dita, që në Shqipëri të ndodhë një gjë e tillë…?
/AlpeNews.al