• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAGUHEMI MË PAK/ Shqiptarë punojnë gati 200 orë në vit më shumë sesa europianët (përveç shtetit!)
Home
Ekonomi

PAGUHEMI MË PAK/ Shqiptarë punojnë gati 200 orë në vit më shumë sesa europianët (përveç shtetit!)

8 April, 2019 F.autor Aktualitet, Ekonomi

Mesatarisht, punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian (BE) punuan 38 orë në javë në 2016, sipas të dhënave të janë publikuar sot nga institute europian i statistikave, Eurostat.

Në të gjithë vendet anëtare të BE-së, numri mesatar i orëve të paguara për punonjësit me orar të plotë varionte nga 40 orë në javë, në Slloveni, Kroaci, Hungari, Çeki, Qipro, Maltë dhe Austri, deri në 35 orë në javë në Francë.

Ndonëse punonjësit shqiptarë kanë ndër pagat më të ulëta në Europë, ata punojnë me orë shumë shumë më të gjata sesa homologët e tyre në shtetet e Bashkimit Europian, raporton Monitor.

Sipas të dhënave të publikuara nga instituti shqiptar i statistikave, INSTAT, në Shqipëri, orët mesatare të paguara në vit ishin 41.7, sipas të dhënave të fundit të publikuara që i përkasin po 2016-s, ose gati 4 orë më shumë në javë se mesatarja europiane. Në fakt, asnjë vend i Bashkimit Europian nuk punon më shumë se 40 orë në javë.

Për gjithë vitin, punonjësve shqiptarë u paguhen 2173 orë, ose  197 orë në vit më shumë sesa europianët.

Sektori më orë më të gjata pune në Shqipëri është industria nxjerrëse me 2231 orë të paguara në vit ose 43 në javë, i ndjekur nga pasuritë e paluajtshme (2.247)ajo përpunuese (2222). Më të privilegjuarit janë punonjësit e administratës shtetërore, që punojnë më pak se të gjithë, me 2105 orë në vit, ose rreth 40 orë në javë, aq sa është dhe mesatarja e disa vendeve në Bashkimin Europian.

Ndonëse punojnë me orë të gjata, punonjësit shqiptarë nuk shquhen për rendiment në punë dhe as paga të larta.

Shqipëria shënoi nivelin më të ulët të pagës mesatare mujore në rajon, sipas përllogaritjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pagat në Shqipëri nuk janë më shumë se 340 euro në muaj, teksa fqinjët tanë ofrojnë paga shumë të larta. Paga mesatare në Maqedoni, sipas të dhënave, ju afrua 600 eurove në muaj ndërsa në Bosnjë, më shumë se 700 euro.

E matur me fuqinë blerëse, pagat në Shqipëri janë rreth 25% e pagës mesatare në Austri, teksa paga mesatare në Malin e Zi është 54% e mesatares së Austrisë. Shqipëria mbetet shumë prapa në fundin më të ulët të shkallës së pagave. Të gjitha vendet e Ballkanit (përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele më të larta pagash sesa Bullgaria. Pagat në Mal të Zi gjithashtu tejkaluan nivelin e Hungarisë.

FMN thotë se pagat e ulëta janë një avantazh, por mungesa e aftësive në forcën e punës po e pengon vendin të rrisë produktivitetin e punës dhe të rrisë vlerën e prodhimeve.

Sipas një studimi të posaçëm të Bankës Botërore për pagat dhe produktivitetin në rajon më 2018 u raportua se Shqipëria ishte i vetmi vend që shënoi ulje të pagës reale gjatë vitit 2016, ndër 10 vende të Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARITMIA/ Zbuloni 10 kurat që stabilizojnë rrahjet e zemrës
Previous article "ZONA E ORGAZMËS"/ Ekspertja e seksit tregon saktësisht se ku gjendet "Pika G"

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë Aktualitet

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT