• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAGOVA 9 MIJË EURO QIRA/ Dyshohej se kishte grabitur “Lamborghini”-n, çfarë u vendos për elbasanasin (FOTO)
Home
Uncategorized

PAGOVA 9 MIJË EURO QIRA/ Dyshohej se kishte grabitur “Lamborghini”-n, çfarë u vendos për elbasanasin (FOTO)

22 August, 2019 enxhi.autor Uncategorized

38-vjeçari i arrestuar tri ditë më parë, pasi dyshohej se kishte trafikuar një makinë të grabitur në Gjermani, para hetuesve ka dalë me një version të tijin.

lambo1

Duke paraqitur një kontratë qiramarrjeje, Mendu Duka nga Elbasani u ka thënë hetuesve se ai ka një kontratë me kompaninë në Gjermani dhe kjo kontratë përfundon në datën 2 shtator.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës i kërkoi Gjykatës caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje” deri në sqarimin e rrethanave.

Një kopje të kësaj kontrate që ka paraqitur Duka për hetuesit e disponon edhe gazeta “Panorama”. Sipas kësaj kontrate , 38-vjeçari ka paguar një shumë prej 9 mijë eurosh për marrjen me qira të mjetit dhe është firmosur në datën 1 korrik, me afat deri në 2 shtator të këtij viti.

POLICIA

Disa ditë më parë, Policia bëri të ditur arrestimin e 38-vjeçarit dhe shpalljen në kërkim të një tjetër shtetasi, si bashkëpunëtor në vjedhje. Sipas Policisë, makina ka hyrë në Shqipëri në datë 13 korrik, ndërsa në 30 korrik është denoncuar e grabitur në Gjermani. “Falë një pune të mirorganizuar nga burime të ndryshme operative, rezultoi se më datë 13.07.2019, në territorin e Shqipërisë ka hyrë nga një shtetas një automjet i tipit ‘Lamborghini Huracán’.

Faksimile e kontratës së qirasë së “Lamborghini”-t
Faksimile e kontratës së qirasë së “Lamborghini”-t

Ky mjet, nga shteti gjerman më datë 30.07.2019 është deklaruar i vjedhur. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Shtutgart, Gjermani, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

Policia shpalli në kërkim për të njëjtat vepra penale shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (bashkëpunëtor)”, njoftoi Policia. Policia tha se ka dyshime se Mendu Duka do ta shiste mjetin e deklaruar të grabitur në Shqipëri dhe se makina ka një vlerë monetare rreth 250.000 euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT E PARTISË DEMOKRATIKE? Flet Agim Kajmaku: Jam krejtësisht i pastër dhe vazhdoj takimet me popullin
Previous article “SEKS ONLINE ME 80-VJEÇARIN”/ Si e pësuan dy vajzat shqiptare në Itali, i kërkonin të moshuarit t’i dërgonte… (FOTO)

enxhi.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT