• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pagesa e energjisë/ OSHHE: Më korrektë janë familjarët dhe biznesi, shteti është i FUNDIT
Home
Sociale

Pagesa e energjisë/ OSHHE: Më korrektë janë familjarët dhe biznesi, shteti është i FUNDIT

11 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Aksioni për reduktimin e humbjeve në sistemin energjetik, i fokusuar tek lidhjet e jashtëligjshme, i shoqëruar me masa të ashpra që arritën deri në burgosje duket se dha efektet e veta tek biznesi dhe familjarët, të cilët janë bërë më korrektë në pagesën e faturave. Por problem sot nuk janë më qytetarët, por vetë shteti ose më saktë institucionet e tij. Për ironi, aty ku buron vendosja e rregullave shkelen pikërisht këto rregulla që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka denoncuar në një dokument të tij mbi situatën gjatë vitit 2017.

“Gjatë vitit 2017, rritja e ndjeshme e arkëtimeve krahasuar me 9M 2016, ka ardhur si rezultat i ndërgjegjësimit të kategorisë familjare dhe private në pagesa, si dhe rritjes së arkëtimit të faturave brenda 0-90 ditëve. Norma e arkëtimit 0-90 ditë të faturave korrente gjatë 9M të vitit 2017 arriti në 90% kundrejt 86% në fund të 9M 2016 dhe 83.5% në fund të 9M 2015.

Ky përmirësim i ndjeshëm i arkëtimit të faturave brenda 0-90 ditëve reflektohet në dy kategoritë kryesore Familjar dhe Privat, ndërkaq kategoritë buxhetore/jo buxhetore vazhdojnë ende në performancë jo të mirë të pagesave” thuhet në dokument.

Referuar shifrave, kategoria e institucioneve buxhetore ka shënuar një mesatare e normës së arkëtimit të faturës deri në 90 ditë prej 84% deri në shtator 2017, kategoria e jobuxhetorëve ishte vetëm 42%.

Arkëtimi i detyrimeve

OSHEE vlerëson se ka një reduktim të borxhit të prapambetur ndaj saj me fatura që datojnë që nga viti 2007. Në fund të 2014-s raportohet se vlera e detyrimeve të mbartura për fatura 2007-2014, ishte 67 miliardë lekë dhe në fund të 9M 2017 ky detyrim shkon në vlerën 49.3 miliardë lekë, me një reduktim të borxhit në vlerën 18 miliardë ose 27.3%.

“Në fund të 2015 vlera e detyrimeve të mbartura për fatura 2015 ishte 8.1 miliardë lekë, dhe në fund të 9M 2017 ky detyrim shkon në vlerën 5.9 miliardë lekë, me një reduktim të borxhit 2015 në vlerën 2 miliardë ose 26.6%”, -vlerëson OSHEE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çudia në Japoni, 50-vjeçari Miura rinovon kontratën me Yokohaman
Previous article MAQEDONI/ Kuvendi miraton SHQIPEN si gjuhë zyrtare (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT