• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PAGESA DIREKTE ME EVROPËN/ Vendimi brenda pak muajve, transaksionet nëpërmjet sistemit italian
Home
Ekonomi

PAGESA DIREKTE ME EVROPËN/ Vendimi brenda pak muajve, transaksionet nëpërmjet sistemit italian

20 May, 2025 s.autor Ekonomi

Pagesat direkte për individë e biznese nga dhe drejt Shqipëri–Evropë janë çështje muajsh. Ndërsa e gjithë infrastruktura ligjore dhe operacionale ka marrë zgjidhje, zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi tha në Televizionin Publik, në emisionin “Kuota”, se zgjidhja për Shqipërinë, si pjesë e rajonit, është bërë përmes një kloni teknologjik të ofruar nga Banka e Italisë.

“Ne nuk kemi të drejtë ende, pasi nuk jemi anëtarë të BE-së, të marrim pjesë direkt në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë sistem. Nga ana tjetër, ligjërisht jemi gati për t’u lidhur me këtë sistem. Në këtë proces na ka ndihmuar Banka e Italisë nëpërmjet bankës qendrore, sepse Banka e Italisë është zotëruese e këtij tipsi dhe ka nxjerrë një klon të këtij tipsi një klon teknologjik, i cili është vënë në dispozicion të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha zonja Minxhozi.

Sipas zëvendësguvernatores së parë, Minxhozi, dy faktorë e kushtëzuan realizimin.

“Është një marrëveshje dhe së dyti, një infrastrukturë që lejon që këto pagesa të ndodhin. Shqipëria iu drejtua Autoritetit Evropian të Pagesave me një kërkesë. Procesi ishte relativisht shumë i detajuar në të gjitha aspektet”, tha zv,guvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, futja në këtë sistem është arritur dhe ndikon edhe në rritjen e besimit ndaj sistemit bankar shqiptar.

“Anëtarësimi institucional në SEPA na ka hequr këtë stigmë institucionale. Ne sot i kemi të gjitha instrumentet për të treguar se pagesat tona janë ligjore, formale dhe në përputhje me të gjitha aktet e Bashkimit Europian”, theksoi ajo.

Pagesat direkte me Evropën janë ndër ato realitete ku ekonomia nuk është vetëm politikë, por përditshmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 11 MAJI/ Kush janë 140 deputetët e zgjedhur? PS mori 83 mandate, PD 50. Partitë e vogla...
Previous article VRANË SHQIPTARIN 17-VJET MË PARË/ Prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT