• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAGAT E PEDAGOGËVE/ Vokshi nga PD: Ligji i arsimit ka dështuar, Nikolla ka shpërdoruar detyrën
Home
Shqipëri

PAGAT E PEDAGOGËVE/ Vokshi nga PD: Ligji i arsimit ka dështuar, Nikolla ka shpërdoruar detyrën

10 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Gjatë një deklarate për mediat, kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi ka reaguar për mospagesën e pedagogëve në Universitetet Publike prej mbi 10 ditësh. Deputetja e PD thotë se janë 15 mijë pedagogë dhe staf të administratës së universiteteve publike pa paga dhe sipas saj ka nga ata pedagogë që kanë kërkuar borxh për të paguar faturat e familjeve të tyre. Sipas Vokshit, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shpërdoruar detyrën, ndërsa ligji i arsimit të lartë është i dështuar.

Deklarata e plotë e Kryetares së Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi, për pagat e pedagogëve:

Sot është data 10 shkurt dhe asnjë pedagog dhe staf në universitetet publike, nuk kanë marrë ende pagat. Janë 15 mijë familje, të cilave qeveria u ka shkelur kontratat dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ndërkohë, kur qytetarët shkelin kontratat dhe nuk paguajnë dritat dhe ujin përfundjonë në burg. Këtë fat e kanë provuar mbi 38 mijë qytetarë dhe me këtë fat vazhdojnë të kërcënohen çdo ditë nga kryeministri dhe ministrat e tij.

Minsitrja e Arsimit dështoi sot të japë përgjigje persë pedagogët nuk janë paguar për punën e tyre. Ndjesa e saj është hipokrite. Ajo lau duart si Ponc Pilati dhe nuk pranoi se ajo është përgjegjësja dhe shkaktarja kryesore e kësaj situate që fakton se ligji i arsimit të lartë ka dështuar.

Për shkak se Ministrja e Arsimit nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore, që do të lejonin pagesën për mbi 15 mijë pedagogë dhe stafit të administratës së universiteteve publike, ka nga ata pedagogë që kanë kërkuar borxh për të paguar faturat e familjeve të tyre.

Të enjten, në seancën e parlamentit, kam kërkuar që Ministrja Nikolla të raportonte urgjentisht në lidhje me këtë problem, i cili është unikal në llojin e tij në botë, madje edhe për regjimet më autokratike. Por Ministrja në shkelje të përsëritur të Rregullores së Kuvendit, nuk u paraqit në seancë. Njësoj si sot, ajo nuk dha asnjë shpjegim për kolapsin financiar të Universiteteve publike.

I gjithë sistemi i arsimit të lartë publik është paralizuar prej mungesës së akteve nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar që në prill të 2016. Ky është shpërdorim i qartë i detyrës nga Ministrja e Arsimit, e cila me mosveprimin e saj është subjekt i nenit 248 të Kodit penal për shpërdorim detyre, sepse në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka dëmtuar interesat e ligjshme të 15 mijë shtetasve.

Por nuk është vetëm kaq. Synimi është për të nënshtruar këdo që mund të cënojë pushtetin e tij. Edi Rama po shkatërron të gjithë sistemin arsimor, po përpiqet të vërë nën kontroll artistët, të pengojë të rinjtë të arsimohen, të shkatërrojë trashëgiminë kulturore. Pra të mbajë të nënshtruar elitën dhe rininë.

Prej papërgjegjshmërisë së dyshes Edi Rama dhe Lindita Nikolla sot, 15 mijë familje janë pa të ardhurat që ju takojnë me ligj.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla, sot mijëra të rinj nuk kanë mundësi të arsimohen për shkak të tarifave të rritura.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla, kërkimi shkencor ka ndalur. Përçmimi për elitat ka bërë që prej 3 vitesh në Shqipëri të mos jepen tituj shkencorë.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshës Rama-Nikolla, studentët janë pa karta e nuk marrin dot kredi studentore.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla në asnjë universitet nuk hapen dot degë të reja.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshës Rama-Nikolla, rektoratet janë kthyer në burime konfliktesh kompetencash apo edhe fizike.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla, autonomia e Universiteteve Publike është cënuar rëndë.

Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të pedagogëve, artistëve, rinisë për të mos lejuar nëpërkëmbjen e tyre dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Shpërthen" Cikalleshi/ Futet në pjesën e dytë dhe shënon dy gola, njëri në minutën e 96 (VIDEO)
Previous article Reshje DËBORE dhe PËRMBYTJE? Çfarë parashikojnë meteorologët për fundjavën (HARTA)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT