• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Paditi Serbinë për dëmet e shkaktuara gjatë luftës, humb betejën me gjykatat e Kosovës
Home
Rajon

Paditi Serbinë për dëmet e shkaktuara gjatë luftës, humb betejën me gjykatat e Kosovës

27 February, 2018 Ina.Autor Rajon

Kosovari nga Skenderaj paditi Qeverinë e Serbisë për dëmet e shkaktuara gjatë luftës së Kosovës më 1998-1999, por gjykatat në Kosovë thonë se nuk janë kompetente për trajtimin e këtij rasti. Padinë kundër Serbisë Hetem Sejdia e parashtroi në shkallën e parë të gjyqësisë, nga e cila mori refuzim. Duke mos u pajtuar me vendimin, ai u ankua në të gjitha shkallët e gjyqësisë në Kosovë dhe si rezultat humbi betejën për kompensim të dëmit material e moral të shkaktuar nga Serbia në territorin e Kosovës gjatë luftës së fundit

Nga shkalla e parë e deri te shkalla e fundit, Hetem Sejdiajt i refuzohet kërkesa për kompensim të dëmit material dhe moral që e kërkoi nga Qeveria e Serbisë. Refuzimi i kërkesës së tij nga të gjitha shkallët e gjyqësisë vjen pasi asnjëra nga gjykatat në Kosovë nuk është kompetente për trajtim të këtij rasti, shkruan Gazeta Express.

Hetem Sejdia ka paditur Qeverinë e Serbisë më 5 prill 2011. Padinë, ai e parashtroi në Gjykatën Themelore të Mitrovicës – dega në Skenderaj.

Sejdia përmes kësaj padie, ka kërkuar kompensimin e dëmeve materiale dhe jomateriale që iu shkaktuan atij gjatë viteve 1998-1999.

Më 2013’n, Gjykata Themelore e Mitrovicës, ia kishte hedhur poshtë paditë dhe u deklarua jokompetente për të vendosur në këtë çështje juridike. Mirëpo, Hetem Sejdia nuk u ndal me kaq.

Për këtë aktvendim të Themelores ai u ankua në Gjykatën e Apelit. Por, edhe kjo shkallë e dytë e gjyqësisë u pajtua me aktvendimin e Gjykatës Themelore.

Hetem Sejdia, siç shihet në këto procedura gjyqësore, ishte i vendosur që të marrë kompensim të dëmit material dhe moral nga Qeveria e Serbisë, dëme që atij iu shkaktuan gjatë luftës në Kosovë. Kështu, ai rastin e dërgoi edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Në Supreme ai kërkoi që aktvendimi i Gjykatës së Apelit dhe asaj Themelore të anulohet dhe çështja të kthehet në rishqyrtim në Gjykatën Themelore.

Më 20 mars 2017, Gjykata Supreme lëshoi aktvendim ku refuzoi kërkesën e Hetem Sejdiajt si të pabazuar. E njëjta, ne vendimin e saj arsyetoi se në rastin konkret fjala është për kontest juridiko-pasuror në shtetin e huaj, dhe për këtë, vlejnë normat e së drejtës ndërkombëtare, për të cilin kontest gjykata e vendit nuk është kompetente për të vendosur.

Supremja ka specifikuar se ka të bëjë me një rast me shtet te huaj, “me të cilin deri në momentin aktual, shteti i Kosovës në territorin e së cilës është shkaktuar dëmi, nuk ka lidhur kurrfarë marrëveshje ndërkombëtare (bilaterale) për kompetencën e gjykatave vendore për këto lloje të kontesteve”.

Hetem Sejdia nuk u pajtua as më vendimin e Supremes. Ai vendosi ta provojë shansin e tij të fundit, rastin ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, shkallën më të lartë të gjyqësisë.

Në Kushtetuese, Sejdia u ankua se gjykatat paraprake kanë zbatuar gabimisht ligjin referuar juridiksionit territorial të Gjykatës Themelore.

Sejdia ka pretenduar se atij nuk i është dhënë mundësia për t’u trajtuar në procedurë ligjore. Ai i tha Kushtetueses se gjykatat e rregullta nuk i kanë aplikuar standardet e avancuara ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Njëra nga standardet është dhënia e mundësisë palës së dëmtuar për inicimin e çështjes së kompensimit të dëmit moral dhe material të shkaktuar si rezultat i veprimit direkt nga ana e autoriteteve serbe”, thuhet në ankesën Hetem Sejdiut, të dërguar në shkallën më të lartë të gjyqësisë.

Madje, Sejdia në ankesën e dërguar në Kushtetuese të siguruar nga Express, ka marrë edhe disa shembuj të Luftës së Dytë Botërore, kur viktimat kanë dorëzuar padi individuale në gjykatat vendore për kompensim të dëmit të shkaktuar nga Gjermania.

“Parashtruesi i kërkesës u referohet shembujve që kanë lejuar viktimat e Luftës së Dytë Botërore të dorëzojnë padi individuale në gjykatat vendore për kompensim të dëmit të shkaktuar nga Gjermania”, thuhet në kërkesën e tij.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në krye me kryetaren e saj, Arta Rama – Hajrizi, vendosën që kërkesën e Hetem Sejdiajt ta deklarojnë të papranueshme dhe kjo t’i kumtohet palës. Ky vendim i shkallës më të lartë të gjyqësisë u bë më 11 janar 2018./GazetaExpress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri i Kukësit, Peter Pakult: Gati ta mposhtim Skënderbeun
Previous article Helga Lovekaty, fansja speciale që pritet t’i sjellë fat James Rodriguezit (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT