Për 60 minuta Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Në përfundim, në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit tha se ky është një rast tepër flagrant, duke shpresuar që prokuroria të mos jetë nën presionin politike.
Meta:Nuk mund të largohesha pa reskepektuar vëmendjen tuaj, me pak fjalë mund t’i them se jam këtu në përgjigje të ftesës së prokurorisë, pas kallëzimit që kam bërë për shtetasin Ardian Dvoanin, për dy vepra penale që janë bërë me dashje nga ana e tij.
Kemi vënë pronat dhe dokumentet së bashku kallëzimin penal. Rasti është tmerrësisht flagrant, shpresoj që Prokuroria të bëjë punën dhe të mos jetë nën presionin politik. Kushtetuta e thotë shumë qartë, që është Kushtetuta pika më e lartë. Lidhur me këtë çështje, që bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, sepse garanton të drejtat kushtetuese të qytetarëve, në këtë drejtim dua t;u siguroj shqiptarëve se Meta ka ecur sipas ligjit. Të gjitha provat e depozituara deri më tani janë të mjaftueshme të prokuroria të veprojë ndaj shtetasit Ardian Dvoranit.
Prokuroria ka pasur edhe çështje të tjera, por kjo është një çështje që askush nuk mund t;i shmanget. Ne jemi të qetë dhe të duruar dhe do të bashkëpunojmë me prokurorinë. Ky ishte një rast tepër flagrant dhe vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme. Mund t’ju them se ne do të vijojmë të komunikojmë me qetësi dhe arsyetim. Ne duam të mbrojmë Kushtetutën. Sapo të kthehem në zyrë do t’i autorizoj Blushit që të nxjerrë spotin e parë për çështjen në fjalë. “, u shpreh Meta.