• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PADIA KUNDËR KLP/ Gazment Bardhi: Prokurori i bandave, kandidat për SPAK! Sistemi i drejtësisë në…
Home
Politikë

PADIA KUNDËR KLP/ Gazment Bardhi: Prokurori i bandave, kandidat për SPAK! Sistemi i drejtësisë në…

22 January, 2022 Delo.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në rrjete sociale për padinë që është bërë kundër KLP në Gjykatën Administrative, për mënyrën sesi është përzgjedhur prokurori Alfred Shehu në SPAK.

Sonila Muhametaj e cila ishte një nga tre kandidatet për dy vendet e lira në SPAK, paditi KLP-në për mënyrën e renditjes dhe përzgjedhjes së Alfred Shehut dhe Elvin Gogajt.

Sipas Gazment Bardhit, Alfred Shehu i ka shërbyer bandave të Taulant Ballës në zgjedhje, ndërsa thekson se u kap në flagrancë duke mashtruar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Shehu ishte prokurori që hetoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ndërsa pasi kaloi vettingun u përzgjodh në SPAK.

“Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar.”-shkruan Bardhi.

Bardhi teksa ngre disa pyetje, shkruan se përgjigja e tyre nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve.

“Pyetja që e bën sot çdo shqiptar është: A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla? A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu? Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar? Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve” shkruan Bardhi në rrjete sociale.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ish-drejtues politik i PD në Elbasan për zgjedhjet e 25 prillit, u akuzua nga socialistët për ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Prokurori Shehu, mohoi publikisht që në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani nuk u gjetën materiale zgjedhore. Më pas në gjyq, ai pranoi të kundërtën e asaj që kishte pohuar në konferencën me gazetarët. Rezultoi se bashkëpuntorë të Pjerin Xhuvanit kishin në makina materiale zgjedhore dhe ata ishin ndaluar nga militantë të Partisë Demokratike, sepse po blinin vota në lagjet më të varfra të Elbasanit, përmes disa listave që përdornin patronazhistët e PS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Temperatura të ulëta, nisin reshjet e para të dëborës në Fier dhe Vlorë (VIDEO)
Previous article BASHA TAKIM ME DEMOKRATËT NË DURRËS/ Mbështetësi i Berishës: Ne do fitojmë në 6 mars me kandidatin tonë

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT