Përmes një statusi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar padinë e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ngritur ndaj këshilltarit të djathtë Akil Kraja, i cili ka denoncuar pak ditë më parë ngritjen e taksave në Bashkinë e Tiranës për qytetarët. Vasili thotë se padia e Veliajt nuk duhet të merret seriozisht, pasi sipas tij janë pasojat e gjelit të detit.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit:
Mos e merni seriozisht kete punen e padise per shqetesim emocional te ketij kryetarit te bashkise se Tiranes.
Viti i ri eshte, pasojat e gjelit te detit jane keto, njeri eshte edhe kryetari i bashkise ndaj nuk duhet keqkuptuar.
Por duhet pranuar qe si humor kjo padia vertet na gajasi…


