Pas seancës së sotme për Padinë e ngritur nga deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialistë Taulant Balla ndaj kreut të Opozitës Lulzim Basha, Gjykata e Krimeve të Rënda e kanë kaluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë çështjen.
Ditën e sotme në orën 13:00 Basha nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa flitej se ai ishte në një udhëtim punë në SHBA.
Në një deklaratë të dhënë për mediat, Balla u shpreh:
Ky bën shejtan budallain, sot me informon avokati që sot Basha nuk është paraqitur për tu përballur me mua personalisht për shpifjen, nëse do të kishte burrërinë, do të ishte ai i pari që të shkonte në prokurori. Nuk e bëri, sot nuk është paraqitur, thonë që ka ikur në SHBA, nëse është atje, nëse nuk është trill për tu fshehur se e ka zakon ti fshihet drejtësisë. Nëse është atje, ka detyrim edhe ligjit që para organeve amerikane të japë shpjegimet për aferën 500 mijë dollarëshe me paratë ruse për PD”- tha Balla, teksa nisi avoketet ne seance qe te perballen me “te punesuarit e Bashes”, – tha Balla para gazetarëve.


