Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin se pacienti i parë me COVID-19 është drejt shërimit në Shqipëri.
Shefi i qeverisë ka shkruar se duhet të presim dhe të lutemi që zoti t’ju japë forcë të sëmurëve dhe bluzave të bardha.
Statusi i Ramës:
Një lajm i mirë
Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e parë
Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë
Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun
Durim, besim dhe durim, durim, durim!
I loe you


