• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PACIENTËT VUAJTËN SHUMË”/ Mjeku i “Shefqet Ndroqit” tregon si e luftuan COVID: Në fund të pandemisë, do duartrokasim për ta!
Home
Sociale

“PACIENTËT VUAJTËN SHUMË”/ Mjeku i “Shefqet Ndroqit” tregon si e luftuan COVID: Në fund të pandemisë, do duartrokasim për ta!

19 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon video-mesazhin e mjekut të “Shefqet Ndroqit”, Perlat Kapisyzi, i cili luftoi në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit.

“Ja dolëm me guxim, vetëmohim dhe dhembshuri” – Prof. Perlat Kapisyzi flet për përballimin e situatës së #COVID19 në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” nga personeli shëndetësor. Mirënjohje për sakrificën e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mjekësor në përballimin e kësaj situate të vështirë🙏🏼 #BASHKË”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë, në mesazhin e tij mjeku Kapisyzi thekson se personeli shëndetësor kontribuoi në sheshimin e kurbës dhe u duartrokit nga komuniteti. Mes të tjerash, mjeku shton se kur të marrë fund pandemia edhe personeli shëndetësor do të duartrokasë për pacientët, që kanë vuajtur shumë, por edhe për gjithë komunitetin, që e mbështeti dhe i dha kurajo.

Mesazhi i mjekut:

Do desha ta filloj me disa veti që personeli shëndetësor jo vetëm i “Shefqet Ndroqit”, por i gjithë republikës: qëndrueshmëri, guxim, vetëmohim dhe dhembshuri. Kanë qenë këto virtyte, me të cilët ne luftuam, përballuam këtë situatë. Janë këto virtyte, me të cilët ne realizuam jo vetëm kujdesin për pacientin, për kolegun, por edhe kujdesin për familjarët. Ne në këtë rast kontribuam në atë që u bë kryefjala e ditës: sheshimi i kurbës, por kontribuam edhe për të sheshuar çdo të pavërtetë për vlerat morale të personelit shëndetësor.

Të shpresojmë që është një sheshim i plotë. Është e vërtetë që komuniteti duartrokiti për ne, por kur pandemia të marrë fund edhe ne do duartrokasim për ata pacientë, që realisht kanë vuajtur, por edhe na kanë besuar, por edhe për komunitetin, që na duartrokiti, na dha kurajo, na mbështeti dhe shpresojmë që të na duartrokasë edhe pas COVID, sepse ne jemi ato që kemi qenë, këto virtyte nuk u bënë për dy muaj. Ky është personeli shëndetësor”.

“Ja dolëm me guxim, vetëmohim dhe dhembshuri” – Prof. Perlat Kapisyzi flet për përballimin e situatës së #COVID19 në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” nga personeli shëndetësor.Mirënjohje për sakrificën e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mjekësor në përballimin e kësaj situate të vështirë🙏🏼#BASHKË

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Montag, 18. Mai 2020

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË MANDAT I PESTË PËR ANGELA MERKEL? DW: Çfarë thonë anëtarët e grupit parlamentar unionist
Previous article COVID-19/ Autoriteti në Britaninë e Madhe: Mund të bashkëjetojmë me koronavirusin për disa vite

Delo.autor

Postime të ngjashme

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit Aktualitet

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT) Aktualitet

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT)

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani Aktualitet

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT