• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PACIENTËT ME DIALIZË TË RREZIKUAR NGA COVID/ Flet shefja e shërbimit: Mos ndërprisni terapinë, sistemi imunitar i dobët…
Home
Breaking News

PACIENTËT ME DIALIZË TË RREZIKUAR NGA COVID/ Flet shefja e shërbimit: Mos ndërprisni terapinë, sistemi imunitar i dobët…

4 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përveç goditjes në mushkëri, tashmë është vërtetuar se dëmtimi i veshkës është arsyeja e rritjes së vdekshmërisë nga prekja prej koronavirusit. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, shefja e shërbimit të dializës, Merita Rroji thotë ndër të tjera se pacientët me sëmundje të veshkave dhe gjendje të tjera të rënda mjekësore kronike janë në rrezik më të lartë për sëmundshmëri.

Sipas saj, pacientët që trajtohen me dializë kanë një sistem imunitar më të dobët, duke e bërë më të vështirë luftimin e infeksioneve.

Rroji thotë se mortaliteti në këta pacientë referohet te jetë i rritur, e kryesisht i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare, çrregullimet elektrolitike etj.  Se çfarë dëmesh shkakton virusi covid 19 në organin e veshkës tek pacientët kronikë.

Mjekja nefrologe Merita Rroji rekomandon një vëmendje të shtuar për parandalimin e ngjarjeve kardiovaskulare në pacientët në trajtim me dializë. “Është e rëndësishme që pacientët në terapi renale zëvendësuese duhet të vazhdojnë trajtimet e tyre të planifikuara të dializës. Pacientët e transplantuar duhet të marrin domosdoshmërish terapinë e përshkruar imunosupresive.  Është gjithashtu e rëndësishme të mbajnë maskë, të ruajnë higjienë të mirë dhe të ndjekin rekomandimet e dhëna nga ekipi mjekësor”, thotë ndër të tjera shefja e shërbimit të dializës në QSUT.

Studimet e fundit kanë treguar se insuficienca renale ka qenë një nga shkaqet e vdekjes tek disa pacientë të prekur nga koronavirusi. Si ndodh insuficienca renale akute nga koronavirusi?

Ne po përballemi me një pandemi të plotë, të shkaktuar nga një beta-koronavirus i identifikuar së fundmi e i njohur tani si sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes koronavirus 2 (SARS-CoV-2).

Tabloja klinike që shoqëron këtë koronavirus, është mjaft heterogjene. Ndërsa shumica e pacientëve janë asimptomatikë, ose kanë simptoma të lehta, në një grup më të vogël klinika është shumë më serioze dhe potencialisht të rrezikshme për jetën. Faktorë të riskut për një shfaqje të rëndë të sëmundjes bazuar kjo në një metaanalizë të evidencave të raportuara në Kinë, janë vlerësuar mosha e rritur, seksi mashkull, duhanpirja, sëmundjet bashkëshoqëruese veçanërisht sëmundjet renale kronike, sëmundjet kronike obstruktive pulmonare dhe ato cerebrovaskulare.

Megjithë ndryshimet me koronaviruset e identifikuara më parë tregohet se SARS-CoV-2 shfrytëzon receptorët e enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2) ashtu si SARS-CoV për të hyrë në qelizat target, ndonëse me një afinitet shumë herë më të madh. Përveç qelizave alveolare në mushkëri, shprehja ACE2 është raportuar dhe në organe të tjera përfshirë dhe veshkën, zemrën e zorrën.

Pacientët në dializë të rrezikuar nga Covid, flet shefja e

Dëmtimi akut i funksionit të veshkave (IRA), është një nga patologjitë shoqëruese të raportuara në COVID-19, duke sugjeruar se SARS-CoV-2 mund të ketë tropizëm të rritur për këtë organ. ACE2 në veshkë janë raportuar se janë shumë të shprehura në qelizat e tubulit proximal, më pak në podocite, por jo në qelizat glomerulare endoteliale dhe mesangiale.

Në raportet e mëparshme të infeksioneve SARS dhe MERS-CoV, 5-15% të rasteve u komplikuan me dëmtim akut të funksionit renal, duke mbartur një vdekshmëri të lartë rreth 60-90%. Raportet e hershme kryesisht në Kinë na sugjeruan për një incidencë më të ulët të dëmtimit akut renal (3-9%) në pacientët e prekur me COVID-19, por e shoqëruar kjo me një prognozë të varfër të të sëmurëve duke e vlerësuar dëmtimin renal si një faktor të pavarur risku për mortalitet në pacientët e shtruar në spital me infeksion të konfirmuar.

Cheng dhe kolegë raportojnë për gjetje të biomarkuesve si proteinuria, hematuria, rritje të kreatininës serike e dëmtim akut renal përkatësisht në 44%, 26,7% ,15,5% e 5.1% të 710 pacientëve të hospitalizuar.

Me kalimin e kohës, ndërsa pandemia u përhap në Shtetet e Bashkuara, u panë  raportime të incidencës të Insuficiencës renale akute deri ne 50% ku 20% e tyre kishin nevojë për terapi renale zëvendësuese (dializë) kryesisht ne qëndrat e terapisë intensive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITI I RI SHKOLLOR/ Shahini publikon VIDEON: Lëvizjet brenda shkollës, vetëm me maskë dhe sipas rregullave të distancimit fizik
Previous article SHKON PËR KONSULTIME PËR DATËN E ZGJEDHJEVE/ Idrizi flet për paktin me Greqinë: Ndava me Metën shqetësimin për “detin”, Çamërinë dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit Aktualitet

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT