Ah të shkretat lloto!
Me siguri që një nga momentet më të vështirë për shqiptarët ishte kur kryeministri dha vendimin se do të mbylleshn lojërat e fatit.
Disa e përjetuan aq keq sa duket se po i shijojnë ditët e fundit deri më 1 janar duke i lënë të gjitha (shpresojmë që jo tapinë e shtëpisë).
Madje madje, së fundmi eshtë kthyer edhe në urim për ditëlindje. Aty ku të thuash “qëllofsh babi” është me e rëndësishme se shprehja klishe mesa duket, “paç shëndet e lumturi”.
Ose fëmijët nuk kanë parë lajmet kohet e fundit, qendron edhe kjo…
/AlpeNews.al



