• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pabarazi! Raporti i Organizatës britanike OXFAM për pasurinë dhe mirëqenien
Home
Nderkombetare

Pabarazi! Raporti i Organizatës britanike OXFAM për pasurinë dhe mirëqenien

22 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Organizata britanike për zhvillimin dhe ndihmën emergjente, Oxfam paraqet tradicionalisht raportin e saj për pabarazinë sociale para fillimit të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Symbolbild Gegensatz von Armut und Reichtum (picture alliance/blickwinkel/McPHOTO)
Shifrat e aktivistit të Oxfam, Nick Bryer duhet të ndezin zemërimin tek disa, tek të tjerë mund të shkaktojnë vetëm ngritje supesh. Sipas tij çdo dy ditë në botë shtohet një 1 miliardë dollarësh, ndërkohë më shumë se 2 000 miliardë, ndërsa një rrobaqepëse në Bangladesh duhet të punojë gjithë jetën për të arritur atë që fiton shefi i një koncerni mode në 4 ditë. 42 vetë kanë aq sa gjysma e varfër e botës. Hendeku mes të pasurve e të varfërve thellohet. “Po t’i shohim rritjet e fundit të pasurive, atëherë 82% prej tyre, pra katër nga pesë dollarë shkojnë për 1%-in e pasur. Ndërsa mirëqenia e gjysmës tjetër të njerëzimit, pra e tre milionë e gjysmë njerëzve nuk është rritur aspak.”

Mirëqenia shtohet tek ata lart

Organizata britanike duhet të dëgjonte shumë kritika në të shkuarën. Të dhënat e saj bazohen në listën e miliarderëve të “Forbes”, të “Raportit Global të Mirëqenies” të Bankës Credit Suisse, që ka shumë pak të dhëna për vende të ndryshme. Bryer e mbron raportin e ri. “Ky është vlerësimi më i besueshëm që mund të bëhet. Por natyrisht pa një census global nuk i kemi të dhënat ekonomike siç duhet. Por modeli është i qartë: Mirëqenia shtohet tek ata që janë lart, ndërsa shumica e njerëzve në botë lihen prapa.”

Oxfam nuk e hedh poshtë globalizmin, por pranon se falë tij është gjysmuar edhe numri i atyre njerëzve jetonin në varfëri ekstreme në 20 vitet e fundit. Shpresë i jep Bryerit zgjimi i krerëve të qeverive për shkak të rritjes së populizmit. Pabarazia brenda një vendi dhe në botë mbetet një problem. Rrogat janë rritur më pak se produktiviteti. “Qeveritë duhet të fusin me ligj rrogën minimale dhe ta kontrollojnë këtë. Ato duhet të forcojnë të drejtat e punëtorit, sidomos për femrën, duhet të kufizojnë pagat e shfrenuara të menaxherëve dhe derdhjet tek aksionerët. Po ashtu ato duhet të luftojnë mënjanimin e tatimeve në stil të gjerë të koncerneve dhe të super të pasurve.”

Bryer vlerëson që BE së fundmi ka publikuar një listë me oazet fiskale. Por në këtë listë duhej të ishte futur edhe Irlanda, Luksemburgu dhe City of London.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O Zot, ti më lëndon kaq shumë... Pse mi mer më të mirët!"/ Postimet PREKËSE të miqve të studentes së vrarë
Previous article Si mund ti bësh "rrush e kumbulla" 150 milionë dollarë? Ja që kjo i ka ndodhur në realitet, Yllit të hollivudit... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT