• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pa zhurmë e bujë/ Calvin Klein feston 75-vjetorin
Home
Botë

Pa zhurmë e bujë/ Calvin Klein feston 75-vjetorin

21 November, 2017 F.autor Botë

Moda e tij nuk karakterizohej nga ngjyra apo prerje ekstravagante, kurse fushatat publicitare të Calvin Klein ishin provokuese dhe efikase.

Ndryshe nga ditëlindjet e mëparshme dizajneri Calvin Klein e festoi 75-vjetorin e tij pa zhurmë e bujë. Dikur ai ishte frenkuentues i rregullt i klubeve më të famshme të Nju-Jorkut, ku në vitet 1970 një industrialist e pyeti nëse mund të skiconte një model të ri xhinsash.

Fytyra e e fushatës publicitare për xhinsat tub të Calvin Klein u bë aktorja, asokohe 15-vjeçare Brooke Shields. Fillimisht kjo modë e re dhe prezantimi i saj shkaktuan një miniskandal, por shumë shpejt xhinsat tub të Calvin Klein filluan të shiteshin me shpejtësi.
Fushata publicitare ekstravagante
Trupat lakuriq të modelëve dhe modeleve nëpër reklama sot nuk habisin askënd, por në vitet 1990 kjo nuk qe e zakonshme. Prandaj reklama e të mbathurave e Calvin Klein për të cilën pozoi këngëtari Marky Mark shkaktoi bujë. Po ashtu sikurse fotomodelja Kate Moss, e cila qe tepër e dobët dhe me pamje adrogjene.
Fotomodelja Kate Moss
Logoja CK filloi të përhapej më tej edhe në fushën e parfumeve, me marka të tilla si “Eternity”, “Obsession” dhe sidomos “CK One”, parfumin e parë uni-seks.
Por ndërsa për të tjerët moda e Calvin Klein qe mjaft e pëlqyer dhe e dëshiruar, vajza e tij Merci, tregoi një herë se të mbathurat që kishte dizajnuar i ati i prishin marrëdhëniet e saj me burrat. Sa herë futem me dikë në shtrat, hapet biseda për të mbathurat CK, tha ajo në një intervistë.

Calvin Klein, lindi në vitin 1942 në Bronx. Prindërit e tij ishin emigrantë nga Hungaria. Ai studioi modë dhe dizajn në Fashion Institute of Technology (FIT) në Manhattan dhe në vitin 1968 hapi me një shok me një investim prej 2000 dollarësh firmën e tij të parë.

Në vitin 2003 Klein ia shiti sipërmarrjen e tij për 400 apo 500 milionë dollarë prodhuesit të këmishëve Phillips-Van Heusen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e Robert Mugabes/ Heroi afrikan që u bë më pas diktator
Previous article Shqiptarja shpallet futbollistja e vitit nga Federata Suedeze

F.autor

Postime të ngjashme

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT