• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PA VARRE DHE PA TRUPA/ ZHDUKJET e bujshme të 5 viteve të fundit, nga Leonar Thodhori dhe Fatmir Sulovari tek Ervis Martinaj
Home
Ekskluzive

PA VARRE DHE PA TRUPA/ ZHDUKJET e bujshme të 5 viteve të fundit, nga Leonar Thodhori dhe Fatmir Sulovari tek Ervis Martinaj

26 April, 2023 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Ngjarjet kriminale janë një pjesë e pandashme dhe e trishtë e shoqërisë tonë, ku shumë njerëz vriten në atentate, shumë të tjerë për sherre banale e për  disa të tjerë nuk ka asnjë gjurmë për trupat e tyre.

Rasti më i fundit në Shqipëri është zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarana Leonar Thodhori dhe Fatmir Sulovari Alias Krasniqi dhe dyshimet se janë vrarë e groposur në Konispol, ka rikthyer sërish në skenë misterin 32-vjeçar që mbulon zonën në të cilën shteti duket se është “dorëzuar” përballë krimit e trafiqeve.

Policia dyshon se të dy janë ekzekutuar dhe groposur në fshatin Vrinë të Konispolit. Kërkimet po zhvillohen zonën e Vrinës dhe në grykëderdhjen e lumit Pavëll.Po hetohen disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre, pasi të dy janë persona me precedentë për çështje narkotikësh.

Autorët e dyshuar janë kujdesur të fshehin provat mirë, pasi një prej 8 automjeteve të sekuestruara për verifikim, rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim. Mungesa e provave konkrete, por kryesisht e trupave, mendohet se është arsyeja pse policia nuk po e konkludon operacionin me arreste, ndonëse ka pasur disa të shoqëruar.

Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë.

Nuk dihet se sa do zgjasë kërkimi i tyre, por policia po punon për zbardhjen e menjëhershme të rastit.

Ka shumë raste që trupat e personave të zhdukur nuk janë gjetur prej shumë vitesh, por Alpenews.al ju risjell në kujtesë rastet e bujshme dhe të pa zbardhura këto 5 vitet e funfit.

9 Gusht 2022: Zhduket Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet ende.A është i lidhur me sulmin te “Don Bosko” Ervis Martinaj? Kreu i SPAK: S'mund të them u ngjall apo jo. Kemi pistat tona, po hetojmë! – Balkanweb.com – News24

Më datë 10 gusht 2022, shtetasi Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinajt, banues në Fushë- Kuqe, paraqiti një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se, kallëzuesi bëri me dije se më datë 9 gusht kishin humbur kontaktet me nipin e tij, ndërkohë që ky i fundit ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

14 Dhjetor 2021;  Zhduket Fatjon Doda

fatjon doda - Shqiptarja.com. Në mënyrë të shpejtë dhe të verifikuar me disa burime ju do të gjeni lajme nga politika e vendit dhe e rajonit, informacione ekonomike.Mbulon me lajme të gjithë

Prej 14 dhjetorit 2021 Fatjon Doda nga fshati Shëndëlli, Bashkia Konispol, sot 24 vjeç, rezulton i zhdukur. Motra e tij e denoncoi të humbur në janar 2022. Një ndër pistat e hetuara është ajo e përfshirjes së të riut në trafikun tokësor ose detar të drogës drejt Greqisë.

17 Janar 2020: Rrëmbehet e torturohet Jan Prenga, dyshohet se është vrarëThe abduction and murder of Jan Prenga, two accused are released - E-TJERA

Jan Prenga u rrëmbye në rrugën London dhe dyshohet se u torturua për vdekje. Rrëmbyesit e transportuan nga Kamza me automjetin e vjedhur “Range Over”, në bodrumin e resortit “Golden”, nga ku më pas ai doli i pa jetë.

Këto detaje dhe të dhëna i vërteton një kamera sigurie e këqyrur nga ekspertët e kriminalistikës, gjatë një hetimi intensiv. Gjithashtu ky hetim ekspozoi një organizatë të njohur, bashkim i tre grupeve kriminale që vepron në fushën e trafikut të kokainës dhe që ka nisur veprimtarinë në Ekuador.

Sipas hetuesve, rrëmbimi dhe torturimi i Jan Prengës, ndodhi për shkak të kodit që ‘theu’ korrieri i drogës, që në këtë rast ishte vëllai i tij. Ngarkesa e padorëzuar në destinacion nga i vëllai i mori jetën, ndërkohë që pavarësisht zbardhjes në kohë nga Policia të ngjarjes, trupi i Jan Prengës, ende nuk është gjetur.

17 korrik 2018: Zhduket Elvis Troqe, e futën në makinë në mes të VlorëRRËMBIMI I ELVIS TROQES NË VLORË/ Detajet: Pak orë para fejesës, 24 vjeçari… – AlpeNews

Elvis Troqe sapo ishte rikthyer nga Italia në kohën që ai u rrëmbye. Pesë minuta pasi ka porositur kafen, ai i ka thënë mikut, me të cilën ndodhej në tavolinë se do të lëvizte për 2 minuta sa të takonte një shok dhe do të kthehej.Por në momentin që ka dalë nga lokali, jashtë, në rrugën kryesore, e priste një “Mercedez” ngjyrë gri.  Ai ka përshendetur drejtuesin e kësaj makine dhe është future brenda. Familjarët e Troqes të bindur që nuk do e gjenin më të gjallë, kërkonin gjetjen e trupit të tij. Por ngjarja vijon të jetë e mbuluar me mister edhe sot.

23 Gusht 2018: Zhduken në Shkodër dajë e nip, Gëzim Hysaj e Agron MollajU fikën të gjitha kamerat e sigurisë”, si u grabitën dajë e nip në Shkodër, dyshohet se u ekzekutuan pasi… – Balkanweb.com – News24

Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj, dajë dhe nip, prej datës 23 gusht të vitit 2018 janë denoncuar nga familjarët si të humbur. 56-vjeçari Hysaj, banues në Postribë, dhe 47-vjeçari Mollaj, banues në Dobraç, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Ata kanë dalë nga banesat e tyre, për të takuar secili nga një person të paidentifikuar për familjarët dhe nuk janë kthyer më. Të dyja familjet kanë bërë denoncim në Polici që atë natë, ndërsa ende nuk kanë asnjë informacion se çfarë mund të ketë ndodhur me dy kryefamiljarët.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHJELLIME DHE VRANËSIRA/ Si pritet të jetë moti sot
Previous article PËR JU GOCA! Dëshironi flokë më të gjatë dhe më të shëndetshëm, sekreti qëndron tek gjumi!

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës Aktualitet

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT