• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për nesër!
Home
Lifestyle
Shtëpi & Kopshte

Pa parë këtë, mos bëni gafë ta gatuani gjelin për nesër!

30 December, 2017 Ina.Autor Shtëpi & Kopshte

Shënim: Kjo recetë është përgatitur nga blogerja jonë e gatimit, Jona Sulejmani.

Gjeli i detit nuk mungon në asnjë tryezë në natën e ndërrimit të viteve. Për t’ju larguar paksa mënyrës tradicionale të përgatitjes , unë do t’ju propozoj këtë recetë. Kombinimi i erëzave dhe koha e marinimit i japin mishit një shije të mrekullueshme , të cilën nuk duhet ta lini pa provuar.

Përbërësit :

Gjel deti ( afërsisht 3 kg) jo i ngrirë
100 gr gjalp
2 lugë gjelle trumëz e grirë hollë
2 lugë gjelle rozmarinë e grirë hollë
2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
1 lugë gjelle piper i zi i bluar
2 lugë gjelle kripë
Lëkura e grirë e një limoni
5 thelpinj hudhre të grira në rende
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 limon
1 hudhër e ndarë në dysh
1 degë rozmarinë
3 degë selinoje të prerë në copa
3 karrota të prera në copa
2 qepë të mëdha të ndarë në katërsh

Si ta përgatisim?!

Fillojmë duke larë gjelin më ujë të bollshëm dhe pasi të ketë kulluar , e fshijmë me letër kuzhine.

Në një tas përziejmë gjalpin me hudhrat , rozmarinën , majdanozin , trumzën , lëkurën e limonit , piperin dhe kripën.
Me kujdes , mundohemi të shkëpusim lëkurën nga mishi.Një pjesë të gjalpit me erëza , e fusim poshtë lëkurës dhe mundohemi ta shpërndajmë njëtrajtësisht nëpër të gjithë pjesët e gjelit.

Me gjalpin që mbetet lyejmë të gjithë gjelin nga jashtë.

Brenda trupit të gjelit , fusim një degë selino, limonin , hudhrën e ndarë në dysh dhe degën e rozmarinës.

 

I lidhim këmbët gjelit me spango kuzhine në mënyrë që mbushja të mos dalë jashtë. E mbulojmë më letër alumini dhe e fusim në frigorifer gjatë gjithë natës.

Të nesërmen , parangrohim furrën në temperaturën 1800C. Lyejmë gjelin nga jashtë me vaj ulliri , pasi nuk lejon që gjalpi të digjet.
Në tavën ku do të pjekim gjelin shtojmë karrotat , selinonë dhe qepët. E fusim gjelin në furrë dhe e pjekim për rreth 3 orë.
Kur gjeli të jetë pjekur , e zhvendosim në një pjatë dhe perimet bashkë me lëngun i kalojmë në blender që të përftojmë një krem të hollë.

Nëse do të jëtë e nevojshme , shtoni kripë ose piper sipas dëshirës suaj.

Servireni mishin e gjelit bashkë më salcën e përgatitur dhe do mbeteni të kenaqur. Mos harroni përsheshin.
Shijojeni dhe Gëzuar !

Këshilla:

Për një pjekje të mrekullueshme , llogaritni 30 minuta pjekje për ½ kg mish.
Mbasi të jetë pjekur gjeli , lëreni 30 minuta të pushojë dhe pastaj priteni për ta konsumuar. Gjatë pjekjes , lëngjet që ndodhen në sipërfaqe tentojnë të shkojnë më në brendesi të mishit , duke e lënë kështu sipërfaqen të thatë. Nësë e lini mishin të pushojë , lëngjet rikthehen duke e bërë mishin akoma më të shijshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cilat janë shenjat e dukshme që ju tregojnë se një shoqe po ju xhelozon dhe gënjen
Previous article Chelsea fiton bindshëm ndaj Stoke Cityt, ngjitet në vendin e dytë në Premier League

Ina.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT