• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PA PAGESË”/ Rama: 20 116 studentë janë pajisur me Kartën e Studentit në Universitetin e Tiranës
Home
Politikë

“PA PAGESË”/ Rama: 20 116 studentë janë pajisur me Kartën e Studentit në Universitetin e Tiranës

21 October, 2019 Delo.autor Politikë

Kryeministri Rama në kuadër të Paktit për Universitetin, ka folur me gjuhën e shifrave në rrjete sociale ku bën të ditur se plotë 20116 studentë janë pajisur me Kartën e Studentit në Universitetin e Tiranës.

Ndër të tjera Rama bën thirrje që të gjithë studentët që duan të aplikojnë pranë fakulteteve të tyre përfshirë edhe rrethet për t’u pajisur me Kartën e Studentit.

Sipas vendimit të miratuar më herët nga Këshilli i Ministrave, të gjitha shërbimet që ofrohen nga entet shtetërore në fushën e artit dhe të kulturës, të shëndetësisë dhe të mbrojtjes sociale, arsimit, sportit dhe rinisë, transportit, turizmit dhe mjedisit, ekonomisë, financave, punësimit dhe trajnimit dhe ato të mbrojtjes përfitohen nga studentët me çmime të reduktuara, apo edhe tarifa zero, vetëm përmes përdorimit të kartës së studentit, si një dokument unik i çdo studenti.

Përfituesit e kartës së studentit përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara edhe nga subjekte të tjera private, që kanë objekt të fushës së veprimtarisë së tyre shërbime për studentët, në bazë të marrëveshjeve përkatëse të lidhura ndërmjet tyre dhe strukturave të qeverisjes vendore. Në çdo fakultet të çdo universiteti tashmë janë pozicionuar nga dy operatorë, të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të Kartës së Studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës.

Karta lëshohet pa pagesë, është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “Karta e Studentit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHTRIGA" E GAZETARISË/ Pedagogia cënoi privatësinë, kolegët i përvishen në facebook (FOTO)
Previous article "MAKINA NUK FRENOI NË KOHË"/ Detaje të REJA: Si ndodhi AKSIDENTI i Albin Kurtit në Tiranë, reagon kryetari... (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet Politikë

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë… Politikë

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT