• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OSHEE ZYRA TË REJA NË VLORË/ Leli: Janë një ndihmë e madhe për zhvillimin e qytetit…
Home
Sociale

OSHEE ZYRA TË REJA NË VLORË/ Leli: Janë një ndihmë e madhe për zhvillimin e qytetit…

13 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Në qytetin e Vlorës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përfunduar një investim të rëndësishëm, i cili përfshin ambientet e reja të Qendrës së Kujdesit ndaj Klientit si dhe sallën SCADA, të kontrollit të automatizuar.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Vlorë, Erion Osmanaj kanë inspektuar nga afër investimin e kryer.

Siç njofton zyra e shtypit, drejtori i OSHEE Vlorë, bëri të ditur se në Vlorë janë 5 qendra të Kujdesit ndaj Klientit dhe performanca e tyre ka qenë e kënaqshme. Gjatë vitit 2019 kanë marrë zgjidhje të gjitha çështjet dhe ankesat e ardhura pranë këtyre Qendrave, ndërsa janë trajtuar edhe çështje apo ankesa të mbartura gjatë viteve të mëparshme.

“Kjo është qendra e re e Kujdesit ndaj Klientit të kompanisë së re Furnizuesi i Shërbimit Universal. Është hera e parë, që Vlora është e pajisur me sistemin elektronik të radhës, për të ofruar një shërbim cilësor për klientët, bashkë me shërbimin online në kohë reale”, tha Osmanaj.

Duke vlerësuar këtë investim, ministrja Balluku tha se OSHEE duhet të vijojë investimet e nisura për të kaluar online akoma dhe më shumë shërbime.

“Tashmë të gjitha agjencitë, apo ndërmarrjet e varësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por edhe ministritë e tjera, kanë filluar të ofrojmë sa më shumë shërbime online, për t’i dhënë qytetarit lehtësi më të madhe dhe për të shkurtuar kohën e shërbimit. OSHEE ka qenë një nga nismëtaret e këtij procesi, kështu që ju i keni mësuar të parët qytetarët, sesi aksesohen shërbimet online dhe duhet të vazhdoni ta bëni”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë inspektoi gjithashtu edhe ambientet e reja të dispecerisë SCADA. Aplikimi i këtyre sistemeve bën të mundur mbledhjen e informacioneve në kohë reale dhe më pas reagimin në distancë, duke shkurtuar ndjeshëm kohën për riparimet e defekteve që mund të shfaqen.

“Fakti, që ju dhe OST jeni të lidhur me SCADA, krijon një interaktivitet dhe eficencë maksimale. Bashkërendimi i të gjithë aktorëve, që kontribuojnë në fushën e energjisë është synimi që ne kemi. Bashkëveprimi i të gjithë aktorëve përmes sistemeve elektronike është shumë i rëndësishëm, shkurton kohë, na jep mundësi që të ndërhyjmë shumë shpejt dhe padyshim bën që abonenti të mos ndjejë defektet, që deri dje zgjasin edhe për orë të tëra”, theksoi ministrja Balluku.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka vlerësuar investimet e kryera nga OSHEE në Vlorë, duke theksuar se ato janë një ndihmë e madhe për zhvillimin e qytetit.

“Komplimentet e mia për këtë sistem fantastik të menaxhimit të furnizimit me energji elektrike në të gjithë territorin e Vlorës. Në momentin, që çdo gjë është e kontrolluar nga një pult komandimi, absolutisht është një garanci më shumë për t’i shërbyer klientëve, që janë abonentët familjarë, por mbi të gjitha, ajo që është synimi i të gjithëve është turizmi”, është shprehur kryebashkiaku Leli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAYERN KËRKON TË LARGOJË MESFUSHORIN FRANCEZ/ Juventusi gati të hyjë në garë për...
Previous article "KE QENË MË E MIRË"/ Ndjekësit nuk i pëlqejnë buzët e Aurola Hoxhës që kur hoqi mbushjen

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT