• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
OSHEE do ta blejë energjinë 15% më shtrenjtë këtë vit. Privatët rrisin tarifat
Home
Ekonomi

OSHEE do ta blejë energjinë 15% më shtrenjtë këtë vit. Privatët rrisin tarifat

28 January, 2018 luljetaautor Ekonomi

Në 2018-ën, OSHEE do të ia blejë me shtrenjtë energjinë HEC-eve të vogla private me të cilat ka një kontrate. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar për këtë vit një tarifë rreth 15% më të shtrenjtë se dy vitet e fundit.
Nga 7,4 lekë në 8,5 lekë për kilovat/orë. Rritja e bërë nga ERE vjen si pasojë e formulës mbi të cilën caktohet tarifa, që ka si bazë çmimet e energjisë elektrike në bursën e Hungarisë të një viti më parë. Siç dihet në 2017-ën për shkak të thatësirës çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar pësuan një rritje të fortë.

Sipas ligjeve ne fuqi OSHEE është e detyruar të blejë energjinë nga hidrocentralet private që kanë statusin e prodhuesit ekzistues me përparësi. Këtu futen kryesisht HEC-et e vogla të dhëna me koncesion. Sipas parashikimeve të OSHEE për 2018 nga këto hidrocentrale do të blihet gati 1/3 e energjisë që do të hidhet në treg, rreth 1,14 gigavat/orë për të cilat do të shpenzohen 9,76 miliardë lekë.

Ndërkohë me kontratë më vete do të blihet një sasi prej 0,24 gigavat nga hidrocentrali i Ashtës. Kurse për blerjen e energjisë nga KESH do të shpenzohen rreth 5,11 miliardë lekë. Tarifa me të cilën OSHEE ia blen energjinë KESH-it është 1,5 Lekë për kilovat orë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Leverkusen kalon pa problem Mainzin, ngjitet me hap 'galopant' në renditje
Previous article Armela e ‘Big Brother’ nxit imagjinatën e meshkujve! Shfaqet ‘topless’ në club (FOTO)

luljetaautor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT