• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OSHEE kontroll blic kundër vjedhjes së energjisë, policia shoqëron 13 abonentë
Home
Sociale

OSHEE kontroll blic kundër vjedhjes së energjisë, policia shoqëron 13 abonentë

7 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Njësia operacionale Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi disa kontrolle blic në dy ditët e fundit, bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative mbi abonentë që vidhnin energjinë elektrike.

Kontrollet janë ushtruar në zonat Laprakë, rruga “Myslym Keta”, Shkozë pranë shkollës “Androkli Kostallari”, në Kombinat dhe Kamëz, nga ku janë proceduar penalisht me akuzën e vjedhjes së energjisë 9 abonentë, ku njëri është shpallur në kërkim, ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për moskallëzim krimi.

Kështu, në zonën e Laprakës, u shoqëruan në polici 4 shtetas, tre familjarë dhe një subjekt privat (servis makinash), pasi konsumonin energji elektrike pa patur kontratë me OSHEE. Ata ishin qiraxhinj dhe nuk pranuan të bashkëpunonin me organet e hetimit për të treguar pronarin e objektit që vidhte energji elektrike.

Abonenti Gëzim M. u procedua në polici, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes një linje të dytë, duke shmangur matjen.

Nga kontrollet e grupeve operative OSHEE Tiranë, pranë rrugës “Myslym Keta”, u bë e mundur kapja në flagrancë e 3 abonentëve. Konkretisht, Nafie K., Dritan A. dhe Florian Ç. u kapën duke vjedhur energjinë elektrike, pasi furnizoheshin jashtë sistemit të matjes, që të tre në të njëjtën kabinë.

Tjetër grup operativ, ushtroi kontroll në zonën ish-uzina Traktori, pranë shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari”, u zbuluan dy raste të furnizimit me energjinë elektrike, në kundërshtim të plotë ligjin dhe Kodin Penal. Shefikat H. dhe Arta K., furnizoheshin me energji jashtë sistemit të matjes, pra energjia që konsumonin nuk matej.

Në zonën e Kombinatit (pranë depove të ujit), abonenti Lefter M. pas kontrollit, u konstatua se vidhte energji elektrike.

Në Kamëz, abonenti Mahmut D. konsumonte energji elektrike pa patur kontratë. Me të mësuar për prezencën e policisë, abonenti u largua në drejtim të paditur, duke u shpallur në kërkim. Agim H. u konstatua nga grupi i kontrollit se kishte instaluar matësin me “kokë poshtë” (shmang regjistrimin e konsumit).

Për të gjitha rastet më lartë, bashkë me procesverbalet e kontrollit, në prani të oficerëve të policisë gjyqësore, kanë nisur hetimet nga organet kompetente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plas POLEMIKA në SANREMO për shqiptarin ERMAL META: Kënga e tij e kopjuar, duhet të skualifikohet
Previous article FOTOLAJM/ Siguri ekstreme në sallë, ja “të rëndësishmit” që mungojnë në Asamble

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT