• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
OSHEE kërkon rritje me 53% të çmimit të shpërndarjes së energjisë për bizneset e lidhur në 35 KV
Home
Ekonomi
Biznes

OSHEE kërkon rritje me 53% të çmimit të shpërndarjes së energjisë për bizneset e lidhur në 35 KV

3 January, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë kërkesën për ndryshimin e tarifës së shpërndarjes për bizneset që shfrytëzojnë rrjetin e tij vetëm për shpërndarjen e energjisë ndërkohë që kanë furnizues të kontraktuar individualisht.

Konkretisht bëhet fjalë për atë kontingjent biznesi të lidhur në 35 kilovolt, të cilët nga 1 janari 2018 duhet të dalin në treg të lirë dhe të sigurojnë të vetëm energjinë. Ata që arrijnë të lidhin kontratën me një furnizues tjetër përveç OSHEE-së, për shpërndarjen e energjisë mund të përdorin rrjetin e kompanisë publike kundrejt pagesës.

Tarifa aktuale është 1.5 lekë për kilovat/orë të shpërndarë, ndërkohë që propozimi i OSHEE është që të jetë të paktën 2.3 lekë për kilovat orë të transmetuara, një rritje me mbi 53 për qind. Kërkesa e OSHEE vjen në kushtet kur për gjithë kategoritë e tjera, përfshirë objektet e kultit apo konsumatorët familjarë, nuk ka kërkuar ndryshime të tarifave. Nga ana tjetër, OSHEE do të jetë e detyruar të paguajë një tarifë më të lartë transmetimi nga ana e saj pranë OST, për të cilën ERE vendosi që nga 1 janari 2018 të jetë 0.75 lekë.

Burime pranë OSHEE konfirmuan se kërkesa e saj vjen si një opsion balancimi i situatës së vështirë të kompanisë, e cila gjatë këtij viti ka importuar në nivele rekord energji ndërkohë që do t’i duhet që të vijojë investimet në vitin e ardhshëm, por edhe të paguajë më shumë para tek OST.

ERE pritet që të marrë një vendim mbi këtë aplikim të OSHEE në vijim ndërkohë që ka lënë në fuqi gjithë pjesën tjetër të tarifave sikurse janë aktualisht.

Biznesi i lidhur në 35 kilovolt që ende nuk ka gjetur furnizues në tregun e parregulluar duket se nuk do të përjetojë kohët më të mira të tij pasi energjinë do ta blejë 10 për qind më shtrenjtë nga OSHEE, ndërsa edhe nëse e ka siguruar këtë energji me shumë gjasa do ketë kosto për shpërndarjen më të larta se sot. Por kjo tashmë mbetet në dorën e ERE.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me qytetet më të pasura të Shqipërisë. Do habiteni se kush janë më kursimtarët pas kryeqytetasve
Previous article Shtetet me popullsinë më injorante në botë (LISTA)

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT