Grupi hetimor i karabinierëve italianë janë rikthyer sërish në apartamentin ku ka ndodhur krimi makabër i ekzekutimit të çiftit Pasho nga Vlora.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në lagjen Fiorentine të Novoli, në via Felice Fontana, ku jetonte Elona Kalesha, ish partnerja e Taulant Pasho, djalit të Shpëtim dhe Taeuta Pasho, e cila tashmë është e arrestuar si e dyshuara kryesore e kësaj vrasje.
1 nëntori i 2015 është dhe nata e fundit e jetës për çiftin Teuta dhe Shpëtim Pasho, të cilët u masakruan dhe u prenë në copa, të ndarë në katër valixhe. Mediat italiane bëjnë me dije se 36-vjeçarja e arrestuar duket se e kishte të planifikuar vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj për shkak të shumës së parave që ato mbanin me vete.
Gjithashtu hetimet deri më tani bëjnë me dije se marrëdhëniet vjehrre-nuse nuk ishin shumë të mira. Sipas informacioneve mësohet se Teuta, nëna e Taulantit nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie e ndër të tjera dyshohet se pas daljes nga burgu ajo do i kërkonte djalit që të zgjidhte mes tyre, ”ose atë ose ne”.
Por kjo është një përballje që nuk ka ndodhur kurrë dhe se gjurmët e fundit të çiftit janë një ditë para se djali i tyre i dënuar për drogë të dilte nga burgu. Vrasja dyshohet se ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në gjumë, ndërsa copëtimi i trupave të tyre mund të ketë ndodhur në ditët në vijim.
Dëshmitarët e deri tanishëm, banorë të pallatit kanë konfirmuar se nga apartamenti vinte një aromë shumë e keqe gjaku dhe e një lloj substance ngjitëse. Ndërkohë, këtë të enjte pritet që Kalesha të njihet dhe me masën paraprake të sigurisë.